☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 92.18 ▲1.83%
ARI 4,051 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,918 ▼ -5.79% ETH $2,235 ▼ -7.89% XRP $1.2062 ▼ -7.95% SOL $89.8400 ▼ -6.89%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.18 ▲1.83 % ARI 4,051 ▼1.51 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.18 ▲1.83 % ARI 4,051 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Premier League

Lampard refuzon Chelsea: Është pjesë e rëndësishme e jetës sime, por jam fokusuar vetëm te Coventry

Ish-trajneri dhe lojtari ikonë i Chelsea, Frank Lampard, nuk është përfshirë në lidhjet më të fundit për pozicionin vakant në ish-klubin e tij. Ai ka siguruar së fundmi titullin Në Championship me Coventry, duke e rikthyer skuadrën në Premier League, ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Ai është përmendur si një trajner i mundshëm te Chelsea, pasi më parë ka qenë trajner midis korrikut 2019 dhe janarit 2021. Megjithatë, Lampard tha se vëmendja e tij mbetet te Coventry. “Nuk dua të flas për shkarkimin e Liam dhe Chelsea sepse kam qenë atje”, tha Lampard për mediat.

“Nuk dua kurrë të flas shumë për trajnerët për shkak të kontekstit prapa skenave. Është mungesë respekti të kesh një gjykim për të. “Unë jam trajneri i Coventry, po e shijoj momentin kur u ngjitëm në kategori, fituam titullin dhe kaq. Dua që tifozët e Coventry të shijojnë atë që kemi bërë këtë sezon”, shtoi Lampard.

Më tej, ai komentoi gjendjen te Chelsea: “Është një periudhë e vështirë. Si trajnerë, ne e dimë se cilat mund të jenë pasojat dhe të gjithë duhet të jemi mjaftueshëm të mëdhenj për ta kuptuar këtë. Ata kanë një shans për të nxjerrë diçka nga sezoni me FA Cup dhe pozicionin në ligë nëse mund ta bëjnë atë më të mirë”.

“Chelsea është një pjesë e madhe e jetës sime, por për momentin, kjo është puna e tyre dhe puna ime është këtu. Jam krenar dhe i kënaqur që jam pjesë e saj. Bota e menaxhimit dhe shumë gjëra janë jashtë kontrollit tënd. Për momentin, duhet të shijojmë aty ku jemi dhe atë që kemi bërë këtë sezon”, shtoi Lampard.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.