⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.52%
DOW 52,313 ▼0.09%
NASDAQ 26,463 ▲1.12%
NAFTA 99.97 ▼1.76%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +0.26% ETH $2,350 ▲ +0.86% XRP $1.3219 ▲ +1.79% SOL $101.0800 ▼ -0.54%
S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Lavrov: Protestat në Maqedoni të orkestruara nga jashtë

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë sot se kriza në Maqedoni është orkestruar nga jashtë. ‘Kjo vërtetë na alarmon neve’, tha Lavrov dhe ka shtuar se ‘zhvillimet në Maqedoni janë qartas të kontrolluara nga jashtë’ Mëtutje, në fjalimin e tij në Këshillin e Federatës, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, Lavrov ka theksuar se zhvillimet janë të lidhura me refuzimin e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që tu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë. Në Shkup mbështetës të opozitës, që ende qëndrojnë në një kamp të ngritur afër kryeministrisë, kërkojnë që Gruevski të paraqes dorëheqje, derisa Gruevski dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, kanë zhvilluar negociata në Strasburg në përpjekje për zbutjen e krizës. Dhjetëra mijëra demonstrues kanë marrë pjesë në protestën kundër qeverisë më 17 maj në Shkup, ndërsa një ditë më vonë është mbajtur, po ashtu, një tubim masiv në mbështetje të Gruevskit. Protestat kundër qeverisë u bënë pas zbulimit të incizimeve telefonike, në të cilat duket se dëgjohen ministrat e Maqedonisë duke përgatitur mashtrim në zgjedhje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.