☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 92.91 ▲0.04%
ARI 4,208 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,549 ▲ +0.96% ETH $2,693 ▲ +0.32% XRP $1.4909 ▲ +0.15% SOL $117.6400 ▼ -0.32%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.91 ▲0.04 % ARI 4,208 ▲0.13 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 92.91 ▲0.04 % ARI 4,208 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

LONDËR – BM shpall 31 sanksione të reja ndaj Rusisë

LONDËR, 1 tetor /ATSH-AA/ – Qeveria britanike njoftoi sot një paketë prej 31 sanksionesh të reja ndaj Rusisë ndërsa Britania po shton presionin ekonomik ndaj Moskës përpara dimrit.

Ministria e Jashtme britanike tha se 31 masat e reja përfshijnë sanksionimin e “anijeve të flotës në hije të LNG-së, rrjeteve të dezinformimit të Kremlinit dhe autorëve të torturimit të civilëve dhe indoktrinimit të fëmijëve”.

“Masat vijnë pasi Rusia lëshoi më shumë se 3.100 dronë me motor reaktiv drejt Ukrainës në shtator, duke tejkaluar rekordin e zymtë të luftës të shënuar në gusht”, thuhet në deklaratë. Sipas deklaratës, sanksionet përfshijnë tetë persona të përfshirë në “ndalimin arbitrar, torturimin dhe keqtrajtimin” e civilëve ukrainas.

Gjithashtu, shtatë persona të tjerë janë vënë në shënjestër për rolin e tyre në “indoktrinimin dhe militarizimin” e fëmijëve ukrainas, përfshirë ata që janë dëbuar nga autoritetet ruse.

“Ne po synojmë si të ardhurat që ndihmojnë në mbështetjen e agresionit të Rusisë, ashtu edhe autorët e krimeve të tmerrshme ndaj civilëve ukrainas, përfshirë fëmijët. Britania nuk do të lëkundet në mbështetjen e saj për Ukrainën”, tha në deklaratë ministri për Evropën, Stewart Wood.

Qeveria britanike theksoi se masat e reja tregojnë vendosmërinë e vendit, së bashku me partnerët e tij, për t’i kërkuar llogari përgjegjësve për “agresionin shtetëror rus” ndaj Ukrainës, për të kufizuar të ardhurat që mbështesin luftën dhe për të mbrojtur sigurinë e Ukrainës, Britanisë dhe Evropës.

“Megjithëse Britania nuk kërkon konfrontim me Rusinë, derisa (presidenti Vladimir) Putin të zgjedhë t’i japë fund luftës së tij të pakuptimtë dhe barbare, mbështetja e Britanisë për Ukrainën do të mbetet e palëkundur”, thuhet në deklaratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.