🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e ditëve të fundit, veçanërisht në rajonet Gironde dhe Landes.

Në një postim në rrjetet sociale, Macron tha se autoritetet do të qëndrojnë në terren “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ndërsa vlerësoi solidaritetin e qytetarëve përballë situatës së rëndë.

“Në këto orë kur flakët po e vënë në provë të rëndë vendin tonë, Franca po zbulon se çfarë është: një popull i bashkuar, që mbështet njëri-tjetrin”, shkroi Macron.

Zjarret kanë detyruar autoritetet franceze të evakuojnë rreth 200 mijë persona nga banesat dhe strukturat turistike në zonat e rrezikuara.

Ministri i Brendshëm Laurent Nunez bëri të ditur se fronti i zjarrit ndodhet rreth 30 kilometra larg Bordosë, ndërsa qeveria ka kërkuar kufizimin e lëvizjeve rrugore dhe hekurudhore në zonat e prekura. Aeroporti i Bordosë vijon të jetë i hapur, por transporti publik është prekur nga situata.

Mes personave të evakuuar janë edhe shumë banorë që u larguan me nxitim nga shtëpitë e tyre. Bernadette, 71 vjeçe, tregoi se u largua gjatë natës vetëm me dy nipërit e saj të vegjël.

“Nuk u largova absolutisht pa asgjë, vetëm dy fëmijët e mi të vegjël. Harrova shumë gjëra, ilaçin tim për sytë, gjithçka”, tha ajo, ndërsa aktualisht është strehuar në një qendër pritjeje në Bordo të kthyer në strehë për personat e prekur nga zjarret.

Situata mbetet e rëndë edhe në Spanjë, ku mijëra persona janë evakuuar nga zonat pranë Madridit dhe Ávilës për shkak të zjarreve të mëdha.

Ndërkohë, në rajonin Gironde të Francës, autoritetet kanë lejuar kthimin e rreth 3 mijë banorëve në shtëpitë e tyre, në zona që konsiderohen të stabilizuara, si qyteti Biscarrosse. Megjithatë, zjarri ende nuk është shpallur plotësisht nën kontroll.

Dans ces heures où les flammes éprouvent durement notre pays, la France révèle ce qu’elle est : un peuple uni, qui se serre les coudes. Merci à nos sapeurs-pompiers, à nos militaires, aux forces de sécurité civile, à nos gendarmes et policiers, ainsi qu’aux agriculteurs… pic.twitter.com/DFzPt8vSYM

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.