⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,675 ▼0.11%
DOW 51,357 ▼0.24%
NASDAQ 26,816 ▼0.01%
NAFTA 89.32 ▼3.54%
ARI 4,202 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,580 ▼ -0.05% ETH $2,696 ▲ +0.58% XRP $1.4999 ▲ +0.4% SOL $119.3200 ▲ +0.4%
S&P 500 7,675 ▼0.11 % DOW 51,357 ▼0.24 % NASDAQ 26,816 ▼0.01 % NAFTA 89.32 ▼3.54 % ARI 4,202 ▲0.8 % S&P 500 7,675 ▼0.11 % DOW 51,357 ▼0.24 % NASDAQ 26,816 ▼0.01 % NAFTA 89.32 ▼3.54 % ARI 4,202 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Bota

MADRID – Macron në vizitë shtetërore, marrëveshja Francë-Spanjë në pritje të ratifikimit

MADRID, 29 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron u prit sot në Spanjë me nderime ushtarake nga mbreti Felipe VI dhe mbretëresha Letizia, në nisje të një vizite shtetërore dyditore.

Kjo është vizita e parë e një presidenti francez në Spanjë që nga viti 2009.

Macroni mbërriti në Madrid së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron.

Pas ceremonisë së pritjes në Pallatin Mbretëror në Madrid, mbreti dhe mbretëresha shtruan një drekë për mysafirët e tyre në Pallatin Zarzuela, në veriperëndim të kryeqytetit.

Më pas, Macroni dhe mbreti Felipe VI zhvilluan bisedime.

Në mbrëmje, mbreti dhe mbretëresha do të organizojnë një darkë zyrtare në nder të presidentit francez dhe bashkëshortes së tij.

Macron dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez pritet të zhvillojnë nesër një takim.

Macron do të marrë pjesë gjithashtu së bashku me mbretin Felipe VI në një forum spanjollo-francez për tregtinë dhe investimet.

Në agjendën e vizitës përfshihet edhe një takim me studentë për demokracinë, të rinjtë dhe rrjetet sociale, si dhe vizita në Qendrën Satelitore të Bashkimit Evropian (SatCen) dhe në institutin francez të kërkimeve “Casa de Velázquez”.

Marrëveshja e miqësisë me Francën mbetet një çështje e diskutueshme në Spanjë

Vizita e Macron është lënë disi në hije nga një marrëveshje për miqësinë dhe bashkëpunimin mes Francës dhe Spanjës, e cila ende nuk ka hyrë në fuqi.

Marrëveshja u nënshkrua nga Macron dhe Sánchez në janar 2023, por nuk është ratifikuar ende nga Spanja, për shkak të kundërshtimeve të opozitës.

Partia konservatore Popullore e Spanjës (PP) votoi kundër marrëveshjes në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

PP-ja e çoi gjithashtu çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar një pikë të marrëveshjes, që lejon ministrat francezë të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë spanjolle.

Megjithatë, javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri, se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën e Spanjës.

Aktualisht, Senati spanjoll po shqyrton ratifikimin e marrëveshjes.

Ende nuk është e qartë se si do të votojë PP-ja në Senat. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.