🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 89.64 ▼1.31%
ARI 4,122 ▲1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,314 ▼ -2.02% ETH $2,111 ▼ -5.54% XRP $1.0907 ▼ -6.31% SOL $86.0000 ▼ -3.49%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.64 ▼1.31 % ARI 4,122 ▲1.16 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 89.64 ▼1.31 % ARI 4,122 ▲1.16 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kosova

Vdekja e pacientes me kancer të gjirit, Kryesia shqyrton sot kërkesën për interpelancë ndaj ministrit Vitia

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00, për të shqyrtuar një sërë çështjesh dhe për të propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila sipas kërkesës për interpelancë mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Po ashtu, në rend dite është edhe mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Gjatë mbledhjes, Kryesia do të shqyrtojë edhe procesverbalin e mbledhjes së kaluar, si dhe propozimet dhe kërkesat e tjera.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,3. Pyetjet parlamentare,4. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.5. Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.