🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.68 ▼0.14%
ARI 4,724 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,466 ▲ +1.13% ETH $2,318 ▲ +1.82% XRP $1.4332 ▲ +3.59% SOL $93.6700 ▲ +6.59%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedoni, liderët e partive politike takim për kushtet e zgjedhjeve

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni, në pajtim me marrëveshjen politike të arritur më 20 korrik të këtij vitit, pasditen e sotme në Klubin e deputetëve në Shkup filluan takimin në të cilin duhet të vlerësojnë nëse janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike të dakorduara më herët për me datë 11 dhjetor 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili u largua më herët nga takimi deklaroi se partia e tij pranon propozimin e partisë maqedonase opozitare, LSDM-së, për emërimin e kryeredaktorit në televizionin publik të Maqedonisë. Mirëpo, sipas tij, ky propozim i opozitës maqedonase dëshmon se partisë i mungon vullneti për zgjidhjen e krizës politike, sepse siç tha ai, ky person i sugjeruar për kryeredaktor është përcaktuar politikisht.

Gruevski theksoi se ka pranuar çdo propozim që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në datën e dakorduar dhe se tani mbetet të dakordohen tre partitë tjera politike të cilat duhet të kompletojnë trupin ad-hok. Ai lëshoi tryezën e bisedimeve dhe tha se do të kthehet vetëm për të nënshkruar nëse partitë e tjera arrijnë marrëveshje.

Në takim marrin pjesë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i PDSH-së Menduh Thaçi, i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski, ai i LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe ndërmjetësuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, ambasadori i SHBA-së Jess Baily dhe një përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Maqedoni.

Nëse liderët e katër partive më të mëdha politike dakordohen, zgjedhjet duhet të mbahen më 11 dhjetor, ndërsa 100 ditë para zgjedhjeve duhet të zgjidhet qeveria kalimtare në të cilën do të marrë pjesë opozita.

Në qeverinë kalimtare opozita duhet t’i fitojë pozitat në sektorët e punëve të brendshme dhe për punë dhe politikë sociale, si dhe zëvendësministrave plotësues për financa, shoqëri informatike dhe administratë dhe për bujqësi. 100 ditë para zgjedhjeve opozita duhet të emërojë kryeredaktor dhe përgjegjës të ri në Radio-Televizionin Publik të Maqedonisë, ndërsa sot pritet të kompletohet edhe trupi ad-hok i cili do t’i monitorojë mediat gjatë zgjedhjeve.

Paraprakisht, është pastruar edhe lista zgjedhore e votuesve të cilët kishin të dhëna kontestuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.