☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,728 ▼ -0.74% ETH $2,478 ▼ -2.24% XRP $1.3429 ▼ -2.06% SOL $99.8100 ▼ -2.19%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Margariti: Rriten pagat për 381 artistë e punonjës të TKOBAP

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pagave të artistëve dhe punonjësve të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti duke e cilësuar një lajm të mirë, tha në një deklaratë për shtyp se nga ky vendim përfitojnë 381 artistë e punonjës të TKOBAP.

“Ashtu siç e kishim premtuar kohë më parë bashkë me rinovimin e ambienteve të këtij teatri vjen edhe rritja e pagave. Patjetër me bindjen tonë se artistët meritojnë më shumë, sidomos pas një periudhe të vështirë që kaluan si pas rikonstruksionit edhe gjatë pandemisë. Në bazën e këtij vendimi janë 190 artistë të këtij institucioni që përfitojnë një rritje page nga 46 deri 59% dhe 191 punonjës ata të cilët do të kenë një rritje deri në 15%”, theksoi Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se “është një vendimi rëndësishëm, një hap më tepër për të motivuar, nxitur, nivelin artistik, jo vetëm të teatrit, por të gjithë sektorit tonë dhe padyshim është një rrugëtim që po punojmë ta vazhdojmë edhe në të tjera institucione,
kemi plot kantiere kulture të hapura, edhe në pjesën e reformave duhet të përfshihen edhe punonjësit tanë”.

“Jemi të aftë për të treguar se dimë të mbajmë fjalën dhe po mbështesim sektorin në këtë moment krize që po kalojmë të gjithë”, përfundoi Margariti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.