🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,607 ▲0.09%
DOW 51,259 ▲0.35%
NASDAQ 27,078 ▼0.03%
NAFTA 93.62 ▲1.58%
ARI 4,516 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,592 ▼ -5.45% ETH $1,923 ▼ -3.14% XRP $1.2333 ▼ -4.88% SOL $76.6900 ▼ -4.93%
S&P 500 7,607 ▲0.09 % DOW 51,259 ▲0.35 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.62 ▲1.58 % ARI 4,516 ▲0.21 % S&P 500 7,607 ▲0.09 % DOW 51,259 ▲0.35 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.62 ▲1.58 % ARI 4,516 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

Marrëveshja e Ohrit, Kurti: Pres nga faktorët ndërkombëtarë të dënojnë sjelljen e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se përgjegjësia tani është në anën e Serbisë, se pse nuk po e nënshkruan marrëveshjen e dakorduar në Ohër, më 18 mars.
Për këtë, Kurti thotë se pret nga faktori ndërkombëtar që të gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë edhe për moszbatim të aneksit të marrëveshjes.

Në një prononcim para gazetarëve, Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Marrëveshjen bazë dhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është e një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtar që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë. Nuk mund të flas kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se kurrë nuk do të njoh Kosovës, pasi marrëveshja bazë është njohje de-facto”, ka thënë ai.

Derisa ka folur për mundësitë që marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë të dërgon në Kuvend për ratifikim, Kurti është shprehur se kjo do të diskutohet edhe me deputetët të enjten, por ka shtuar se tani e gjithë përgjegjësia për mosnënshkrim të ujdisë duhet të jetë te Serbia.

Besoj se edhe në Kuvend kjo duhet të diskutohet, mirëpo duhet të keni parasysh se ne kot nënshkruajmë se ne marrëveshje vetë me veti s’mundemi të bëjmë, marrëveshja duhet të bëhet me palën tjetër. Nëse e keni parasysh në krye të tekstit të marrëveshjes bazë që i tha po edhe pala tjetër, ndonëse nuk e nënshkruajti është palët kontraktuese. Unë nuk mund të bëjë nënshkrim me vetveten. Ne mund të bëmë edhe ratifikim në Kuvendin e Republikës, por unë besoj se tani topi nuk duhet të jetë te Kosova, kërkojë kontributin e të gjithë, pasi topi është në anën e Serbisë pse nuk po nënshkruan ajo. Pra në vend që të diskutojmë pse s’po nënshkruan Serbia, kur do të themelosh Asociacionin. Është e rëndësishme ti qëndrojmë besnik interesave të Kosovës”, ka nënvizuar ai.

Sa i përket nenin shtatë të marrëveshjes bazë, ku flitet për vetë menaxhim të komunitetit serb në Kosovë, Kurti është shprehur se ai formulim i përket Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës.

Do të duhej që atë formulimin për vetë menaxhimin e komunitetit serb të adresohen çështjet që neve na paskan ngelur pa u përmbushu. Për neve bëhet fjalë për një formulim që i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës”, ka shtuar Kurti.

Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç është arritur marrëveshje mbi Aneksin e implementimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve. Megjithatë, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, ka thënë se marrëveshja dhe aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.