☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,739 ▲0.37%
DOW 53,926 ▲0.08%
NASDAQ 26,585 ▲0.9%
NAFTA 78.10 ▲1.05%
ARI 4,401 ▲2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,845 ▲ +0.44% ETH $1,914 ▲ +0.07% XRP $1.0209 ▼ -2.04% SOL $73.5300 ▲ +0.56%
S&P 500 7,739 ▲0.37 % DOW 53,926 ▲0.08 % NASDAQ 26,585 ▲0.9 % NAFTA 78.10 ▲1.05 % ARI 4,401 ▲2.35 % S&P 500 7,739 ▲0.37 % DOW 53,926 ▲0.08 % NASDAQ 26,585 ▲0.9 % NAFTA 78.10 ▲1.05 % ARI 4,401 ▲2.35 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

Masakra në Tajlandë, sulmi i 14-vjeçarit në shkollë “i paramenduar”

Tragjedia goditi një shkollë në periferi të Bangkokut të premten kur një student adoleshent tajlandez hapi zjarr, duke vrarë të paktën pesë persona përpara se t’i merrte jetën vetes, në të shtënat masive më vdekjeprurëse në vendin e Azisë Juglindore në gati katër vjet.

Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul tha se sulmi ishte “i përgatitur mirë” dhe se sulmuesi thuhet se ishte “nën presion të fortë psikologjik për shkak të studimeve dhe detyrave të shkollës”. Ai theksoi gjithashtu se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë, pasi i riu kishte më shumë se 30 plumba në kohën kur qëlloi veten.

Sipas policisë, autori 14-vjeçar vrau fillimisht gjyshërit e tij në shtëpinë e tyre, duke përdorur një pistoletë 9 mm që i përkiste gjyshit të tij.Menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, adoleshenti u drejtua për në shkollën Debsirin, ku ndiqte mësimet. Autoritetet thonë se ai qëlloi dhe vrau pesë mësues në shkollë përpara se të vriste veten. Të paktën 30 persona u plagosën në sulm, nëntë prej të cilëve janë në gjendje kritike.Studentët që arritën të shpëtonin përshkruan momente tmerri absolut. Ndër dëshmitë, një studente tha se e pa sulmuesin të qëllonte një mësuese “para syve të saj” dhe u detyrua të ngjitej në një gardh për të shpëtuar veten.

Tragjedia ka ngritur pyetje serioze në lidhje me kontrollin e armëve në vend, me politikanët që tani bëjnë thirrje për rishikimin e menjëhershëm dhe shtrëngimin e kuadrit ligjor përkatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.