☁️
Tiranë 21°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,319 ▲0.82%
DOW 49,833 ▲1.09%
NASDAQ 25,570 ▲0.96%
NAFTA 96.16 ▼5.97%
ARI 4,716 ▲3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,360 ▼ -0.07% ETH $2,360 ▼ -1.31% XRP $1.4164 ▲ +0.19% SOL $87.7500 ▲ +2.39%
S&P 500 7,319 ▲0.82 % DOW 49,833 ▲1.09 % NASDAQ 25,570 ▲0.96 % NAFTA 96.16 ▼5.97 % ARI 4,716 ▲3.23 % S&P 500 7,319 ▲0.82 % DOW 49,833 ▲1.09 % NASDAQ 25,570 ▲0.96 % NAFTA 96.16 ▼5.97 % ARI 4,716 ▲3.23 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

Mbarëvajtja e sezonit turistik, ministria apel bizneseve për sigurinë ushqimore

Ministria e Bujqësisë u ka kërkuar bizneseve ushqimore, angazhim maksimal në ofrimin e kushteve të nevojshme të sigurisë ushqimore konsumatorëve, për një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit turistik veror.

Përmes një letre informuase, Ministria e Bujqësisë i është drejtuar 1400 bizneseve, restorante, fast foode, etj që janë kryesisht përgjatë zonave bregdetare, për kushtet që duhet të plotësojnë, në garantimin e sigurisë ushqimore.

Ministria i kërkon atyre që të fokusohen te kushtet higjeno-sanitare, në lëndën e parë që blejnë, zbatimin e sistemit të gjurmueshmërisë si dhe të mbajnë dokumentacionin e nevojshëm për çdo hallkë të procesit.

Masat informuese sipas ministrisë kanë si synim që operatorët ekonomik të kryejnë një vetëkontroll, që në rast inspektimi nga AKU të shmangin penalitetet që nisin nga paralajmërimi, vijojmë më gjoba nga 50 deri në 500 mijë lekë dhe në fund është masa për mbyllje të aktivitetit.

AKU në Durrës bllokon 22,8 kg mish jashtë kushteve të sigurisë

Në këtë kuadër, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar te Ushqimit, e Qarkut Durrës, gjatë inspektimit që ka zhvilluar ditën e djeshme në zonën e Gjirit të Lalzit, ka gjobitur në shumën 200.000 lek dhe ka konfiskuar një sasi prej 22,8 kg mish në subjektin I.K, sepse tregtonte mish të pasigurt, konkretisht pa certifikatë veterinare dhe pa gjurmueshmërinë përkatëse.

AKU Durrës njofton se, se e veçanta e këtij inspektimi është fakti se, ai është zhvilluar ne kuadrin e denoncimit te ardhur ne Drejtorinë e Përgjithshme të AKU, nga qytetarë që kanë konstatuar rastin dhe e kanë fotografuar atë.

Me këtë rast AKU, falenderon dhe inkurajon çdo qytetar që ndeshet me ruajtjen, tregtimin, apo transportimin e ushqimeve të çdo lloji, në kushte të papërshtatshme në adresën : info@aku.gov.al, si dhe pranë portalit te bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”

Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët për të gjithë, citon njoftimi në Facebook i AKU Durrës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.