☁️
Tiranë 27°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,631 ▼0.09%
DOW 51,601 ▼0.34%
NASDAQ 26,412 ▼0.02%
NAFTA 97.09 ▼0.14%
ARI 4,392 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,891 ▲ +5.8% ETH $2,585 ▲ +5.29% XRP $1.3814 ▲ +6.19% SOL $110.5200 ▲ +9.86%
S&P 500 7,631 ▼0.09 % DOW 51,601 ▼0.34 % NASDAQ 26,412 ▼0.02 % NAFTA 97.09 ▼0.14 % ARI 4,392 ▼0.18 % S&P 500 7,631 ▼0.09 % DOW 51,601 ▼0.34 % NASDAQ 26,412 ▼0.02 % NAFTA 97.09 ▼0.14 % ARI 4,392 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Arte

Mbi 60 studiues në Tiranë për konferencën ndërkombëtare të matematikës

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nisi sot konferenca ndërkombëtare dyditore kushtuar zhvillimeve bashkëkohore në matematikë, e organizuar nga Instituti Kombëtar i Matematikës, pjesë e ASHSH-së, në bashkëpunim me departamentin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës dhe me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Konferenca “Western Balkan Conference on Mathematics and Applications (WBCMA 2026)”
u mbajt me synimin për t’u dhënë hapësira të rëndësishme përfaqësuesve të komunitetit akademik e studiuesve për shkëmbimin e ideve, prezantimin e rezultateve të reja kërkimore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e matematikës.
Kryetari i seksionit të Shkencave Natyrore Teknike, Neki Frashëri, në fjalën përshëndetëse në emër të kryesisë së ASHSH-së vuri në dukje veçantinë e kësaj veprimtarie shkencore dhe nënvizoi më tej rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës.
Gjithashtu, ai vlerësoi praninë e ekspertëve të huaj në këtë veprimtari, duke veçuar pjesëmarrjen e njërit prej matematikanëve më të njohur të analizës matematiko-komplekse dhe teorisë së funksioneve harmonike në rajon, akademikut David Kalaj nga Mali i Zi.
Në fund të fjalës së tij, Frashëri uroi për mbarëvajtjen e punimeve të konferencës dhe premtoi vijimin e takimeve dhe bashkëpunimeve shkencore edhe në të ardhmen.
Dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, prof. dr. Eglantina Kalluci, falënderoi pjesëmarrësit dhe vuri në dukje rëndësinë e konferencës për forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse; nxitjen e shkëmbimit të njohurive dhe krijimin e lidhjeve më të forta brenda rajonit dhe me komunitetin shkencor ndërkombëtar për zhvillimin e kërkimit matematik dhe krijimin e partneriteteve të reja shkencore.
Më tej, prof. dr. Kalluci shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin e Prishtinës për bashkëpunimin dhe kontributin në organizimin e konferencës, si dhe për profesorët, akademikët dhe kërkuesit që kontribuuan në pasurimin e programit shkencor.
Një moment i veçantë i hapjes së punimeve të konferencës ishte edhe dorëzimi i certifikatës së anëtarësimit si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për akademikut David Kalaj. Certifikata iu dorëzua nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi.
Prof. Kalaj, një figurë e shquar e shkencës, i njohur ndërkombëtarisht për kontributet e tij të gjera në fushën e matematikës, është zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave me vendimin nr. 42, datë 14.07.2025, të Asamblesë, sipas nenit nr. 6 të ligjit nr. 53/2019, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.
Në fjalën e tij prof. Kalaj shprehu mirënjohje të thellë për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për vlerësimin dhe falënderoi kryetarin Gjinushi për realizimin e kësaj procedure. Ai e cilësoi anëtarësimin në Akademi si nderin më të madh që ka arritur deri tani.
Më pas Kalaj çeli sesionin e konferencës me prezantimin e njërës nga arritjet e tij më të mëdha shkencore, duke zgjidhur përfundimisht dy probleme të hapura prej dekadash në matematikën botërore: Hipotezën e Gausit dhe Hipotezën Nitsche-Hopf për lakueshmërinë e sipërfaqeve minimale. Përmes një metode gjeniale gjeometrike, profesori nga Tuzi (Mali i Zi) arriti të vërtetojë kufijtë absolutë të lakueshmërisë së këtyre sipërfaqeve (të njohura në jetën e përditshme si cipat e sapunit).
Ky zbulim i madh shkencor, i cili u botua në revistën prestigjioze ndërkombëtare Duke Mathematical Journal, përbën një kontribut të jashtëzakonshëm në gjeometrinë diferenciale globale dhe lartëson emrin e shkencës shqiptare në nivelet më të larta akademike në botë.
Punimet e konferencës do të vijojnë edhe më 19 shtator me sesionet e tjera shkencore dhe prezantimet e studiuesve pjesëmarrës.
Aktiviteti do të vijojë me paraqitjen e mbi 45 referimeve, përfshirë ligjërata plenare dhe prezantime në sesione tematike, ku marrin pjesë rreth 60 studiues dhe pedagogë nga Shqipëria, Kosova, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe institucione partnere ndërkombëtare.
Programi shkencor përfshin një gamë të gjerë temash në matematikën e pastër dhe të zbatuar, ndër të cilat analiza Fourier dhe Gabor, metodat e elementeve të fundme për zgjidhjen e ekuacioneve diferenciale pjesore, gjeometria e manifoldëve Nehari–Kähler, teoria e shkallës për manifoldet topologjike, integralet e McShane, ekuacionet diferenciale me rend fraksional, hapësirat metrike dhe operatorët M-quasi-paranormalë, si dhe tema të tjera në analizë, gjeometri dhe teorinë e operatorëve.
Gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie shkencore do të prezantohen dhe diskutohen rezultatet bashkëkohore në matematikë, nxitja e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, mbështetja e doktorantëve dhe studiuesve të rinj, si dhe forcimi i bashkëpunimit institucional dhe i rrjeteve kërkimore.
/k.s/r.e/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.