Zack Snyder kundërpërgjigjet pas kritikave brutale për “The Last Photograph” në TIFF: “Nuk jam fashist”
Regjisori amerikan Zack Snyder ka reaguar ndaj kritikave të ashpra pas premierës botërore të filmit të tij më të ri në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, duke hedhur poshtë akuzat për “fashizëm” dhe “homofobi”.
Filmi më i ri i regjisorit amerikan Zack Snyder, “The Last Photograph”, pati premierën botërore në Toronto International Film Festival (TIFF) 2026, por pritja ishte larg asaj që pritej. Filmi, që ndjek një ish-agjent të DEA-s në kërkim të mbesës dhe nipit të tij pasi prindërit e tyre vriten — me ndihmën e një fotografi lufte të varur nga droga, i cili ishte dëshmitar i krimit — u përball me kritika brutale pas shfaqjes së parë.
Përgjigjet pas premierës e cilësuan filmin si “overstuffed” (të mbingarkuar), “undercooked” (të papjekur) dhe madje “f—ing putrid” (jashtëzakonisht i keq). Ndërkohë, komentet online shkuan edhe më tej, duke e akuzuar regjisorin për “fashizëm” dhe “homofobi”.
Snyder u përgjigj në një intervistë për Variety-në, pa i fshehur ndjenjat: “Në sallë ishin vetëm 1,200 njerëz dhe ka mijëra komente… Më shumë klikime merr ‘Urrej Zack Snyder-in! Ai është fashist!’ sesa ‘E pashë filmin dhe ishte fain.’ Dhe padyshim, unë NUK jam fashist.”
Regjisori kujtoi se nuk është hera e parë që përballet me akuza të tilla. Në vitin 2007, gjatë premierës së “300” në Festivalin e Berlinit, përjetoi diçka të ngjashme: “Kishte diskutim të menjëhershëm rreth filmit, të gjithë fishkëllinin dhe dilnin nga salla.” Sa i përket “300”-s, ai insiston edhe sot: “Është një nga filmat më gay që janë bërë ndonjëherë.”
Foto: Wikimedia Commons (CC BY-SA 4.0)
Burimi: Entertainment Weekly



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.