☁️
Tiranë 24°C · Vranët 11 June 2026
S&P 500 7,341 ▲1.02%
DOW 50,607 ▲1.38%
NASDAQ 25,505 ▲1.33%
NAFTA 87.09 ▼3.27%
ARI 4,171 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,418 ▲ +2.1% ETH $1,679 ▲ +2.71% XRP $1.1351 ▲ +2.22% SOL $66.8600 ▲ +4.22%
S&P 500 7,341 ▲1.02 % DOW 50,607 ▲1.38 % NASDAQ 25,505 ▲1.33 % NAFTA 87.09 ▼3.27 % ARI 4,171 ▲0.9 % S&P 500 7,341 ▲1.02 % DOW 50,607 ▲1.38 % NASDAQ 25,505 ▲1.33 % NAFTA 87.09 ▼3.27 % ARI 4,171 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Mbyllet Samiti i Diasporës- Meta: Krenarë për kontributin dhe përfaqësimin e diasporës

Kontributi dhe përvoja e diasporës, energjia, dashuria për atdheun, mendimet, shkollimi dhe sidomos arritjet e shqiptarëve të diasporës, janë gjithmonë të mirëpritura e të mirëseardhura, deklaroi të dielën Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij në mbrëmjen gala të organizuar në mbyllje të Samitit të Diasporës “Të Pandarë për Shqipërinë” që u zhvillua në Tiranë,  dedikuar vlerësimit me “Shqiponjën e Artë” të personaliteteve të shquara të diasporës shqiptare në botë, kryeparlamentari Meta tha se është çasti për të shprehur një detyrim ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi organizimin e këtij aktiviteti për herë të parë në vendin tonë, që e ka kthyer Tiranën në qendrën më të madhe të pelegrinazhit kombëtar të mërgimtarëve shqiptarë dhe dashamirësve e miqve të tyre të vërtetë.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për atë që diaspora shqiptare ka bërë, ka arritur e që përfaqëson kudo në botë.

“Ndonëse larg, shpesh shumë larg Shqipërisë, në distancë dhe në histori, ju mundët të ruani në shpirtin dhe në mendjen tuaj origjinën e të parëve tuaj, ndërgjegjen kombëtare dhe kujtesën historike ndaj kombit tonë. Ndaj ne duhet të pohojmë me zë të lartë sot që jemi krenar për ju dhe përfaqësimit tuaj të denjë në botë”,  nënvizoi Meta.

Ju, vijoi ai,  jeni ambasadorët tanë të përhershëm të politikës, të ekonomisë, të sipërmarrjes, të kulturës dhe të arsimit në botë.meta12 “Ne të gjithë duhet të punojmë njëkohësisht edhe me përkushtim për suksesin e përbashkët dhe duhet të ndodhemi pranë njëri-tjetrit, që suksesi të arrihet në një kohë sa më të shpejtë”, theksoi Meta.

Kryeparlamentari Meta tha se “Kosova është sot shtet i pavarur, sovran dhe funksional, i angazhuar në rrugën e pakthyeshme të integrimit në strukturat euroatlantike”. Sipas tij, të gjitha këto, janë arritur edhe në saj të kontributit, angazhimit dhe përkushtimit të pazëvendësueshëm të diasporës sonë.

“Sot është e nevojshme të kemi një regjistër të plotë të diasporës sonë të shoqëruar me një studim gjithëpërfshirës mbi shtrirjen e saj gjeografike, mbi nevojat dhe problemet që ajo përballon, mbi nivelin e integrimit në vendet pritëse dhe sidomos për të marrë masa për ruajtjen e identitetit tonë kulturor, trashëgimisë, të gjuhës, mbi potencialet e diasporës sonë dhe njëkohësisht, për nxitjen e mundësive pjesëmarrëse në zhvillimin ekonomik të vendit”, përfundoi Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.