☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.83 ▼0.84%
ARI 4,659 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,705 ▲ +1.11% ETH $2,497 ▲ +0.12% XRP $1.4203 ▲ +1.07% SOL $106.6700 ▲ +5.32%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.83 ▼0.84 % ARI 4,659 ▼0.11 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.83 ▼0.84 % ARI 4,659 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Me hapjen e vendvotimeve filluan zgjedhjet lokale në BeH

Me hapjen e 5.469 vendvotimeve sot në orën shtatë të mëngjesit filluan zgjedhjet e shtata lokale në Bosnjë e Hercegovinë që nga firmosja e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe të katërtat të cilat i zbaton Komisioni Qendror Zgjedhor.

Në zgjedhjet e sotme lokale të drejtë vote kanë 3.263.906 votues të regjistruar në listën qendrore zgjedhore. Në zgjedhjet lokale në BeH sot votohet për 131 kryetar komunash, 10 kryetar qytetesh dhe 3.136 këshilltarë.

Të shtunën, me fillim në ora shtatë në fuqi hyri heshtja zgjedhore gjatë të cilës subjekteve politike dhe kandidatëve, por edhe mediave u ndalohet çdo prezantim politik. Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri të dielën në orën 19:00, konkretisht deri në mbylljen e vendvotimeve në Bosnjë e Hercegovinë.

Zgjedhjet lokale në Bosnjë e Hercegovinë zbatohen për 74 këshilla komunale në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës, 57 kuvende komunale në Rerpublikën Sërpska, katër këshilla të qyteteve në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës, gjashtë kuvende të qyteteve në Republika Sërpska, 131 kryetar të komunave në Bosnjë e Hercegovinë, 10 kryetar të qyteteve në BeH.

Përveç 131 kryetar komunash dhe 10 kryetar të qyteteve në zgjedhjet lokale të vitit 2016 do të përcaktohen edhe 3.136 këshilltarë prej të cilëve 26 përfaqësues të pakicave nacionale.

Në listat e kandidatëve gjenden gjithsej 30.445 kandidatë edhe atë 418 kandidatë për kryetar komunash dhe kryetar të qyteteve dhe 29.884 kandidatë për këshille komunale dhe kuvende komunale, konkretisht këshilla të qyteteve dhe kuvende të qyteteve, dhe 143 për këshilltarë nga radhët e pakicave nacionale.

Ndryshe, në zgjedhjet marrin pjesë 451 subjekte politike prej të cilëve: 102 parti politike, 103 koalicione, 171 kandidatë të pavarur, 17 lista të kandidatëve të pavarur, 52 kandidatë të pavarur në emër të 52 grupe të qytetarëve dhe gjashtë kandidatë të pavarur në emër të gjashtë shoqatave të qytetarëve. Nga Komisioni Qendror Zgjedhor të BeH-së është evidentuar se zgjedhjet lokale në BeH do të vëzhgohen 6.766 vëzhgues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.