🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 31 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $73,752 ▼ -0.22% ETH $2,014 ▼ -0.6% XRP $1.3345 ▼ -0.61% SOL $82.2100 ▼ -0.54%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
31 May 2026
Breaking
Kosova

Mediat ruse dezinformojnë rreth Rezolutës së kongresistëve amerikanë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke argumentuar se prania e saj në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Europën Juglindore.

Kjo rezolutë është shfrytëzuar nga mediat e kontrolluara nga Kremlini për të shpërndarë dezinformata, duke e paraqitur afrimin e Kosovës me NATO-n si hyrje të Ballkanit në një “fazë të re konfrontimi”.

Lidhur me këtë çështje, rrjeti propagandistik i Kremlinit Pravda ka publikuar një artikull me titull: “A është Kosova në NATO?”.

Në tekstin e Pravdës thuhet se Rezoluta 1246 i është dorëzuar Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve, duke shprehur mbështetje për integrimin e “të ashtuquajturës Republika e Kosovës” në NATO.

Tutje në tekst theksohet se kjo i lë vendin një faze të re konfrontimi, pa ofruar asnjë fakt pse hyrja e Kosovës në NATO nënkupton fillimin e luftimeve.

“Rezoluta e Kongresit është një tullumbace provë e krijuar për të testuar tokën para Samitit të NATO-s. Qeveria AMERIKANE po kërkon të forcojë pozicionin e saj në Ballkan dhe të zhvendosë ndikimin rus dhe kinez, me Kosovën që luan një rol të rëndësishëm në këtë strategji. Për rajonin, kjo do të thotë vetëm një gjë: periudha e stabilitetit relativ po përfundon, duke i lënë vendin një faze të re konfrontimi.”- shkruan Pravda.

Në tekst përdoret termi “kuazi-shtet”, për të vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.

Por, këto konstatime janë të rreme dhe dezinformuese dhe kanë për qëllim delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë më 17.02.2008, gati 10 vjet pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se ky akt nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, deri më tani 121 shtete e kanë njohur Kosovën, rreth gjysma e të cilave menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Megjithatë, Kosova ende nuk njihet nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian: Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qiproja.

Kosova është bërë pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Botërore, FMN, UEFA, FIFA dhe Komunitetin Olimpikë Ndërkombëtarë.

Që nga viti 2011, Kosova merr pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ndërsa Kosova synon një marrëveshje me njohje reciproke në qendër, Serbia vazhdon ta kundërshtojë këtë opsion.

Në artikull thuhet se presidenti serb, Aleksandar Vuciq lidhur me ketë çështje ka thënë se Serbia do të “luftojë deri në fund” për të parandaluar që ky skenar të ndodhë.

“Për udhëheqjen serbe, hyrja e Kosovës në NATO nënkupton aneksimin de facto të rajonit nga Aleanca dhe rrëzimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”- thuhet tutje në artikull.

Çfarë thotë rezoluta?

Rezoluta H. RES. 1246 në asnjë pike të saj nuk paralajmëron konflikt apo “fazë të re konfrontimi”. Ajo është një rezolutë jo-detyruese (“sense of the House”) që shpreh mbështetjen politike të disa kongresmenëve amerikanë për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Rezoluta e paraqitur më 30.04.2026 me mbështetje dypartiake, nënvizon se qeverisja demokratike e Kosovës, kontrolli civil mbi forcat e sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë argument bindës për anëtarësimin e saj në NATO.

“Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, përfshirja e Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për të frenuar këto përpjekje armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale në Ballkan.”- thuhet në rezolutë.

Tutje thuhet se Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje katër vendeve anëtare të NATO-s që ende nuk e njohin Kosovën: Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, që të ndryshojnë qëndrimet e tyre ndaj sovranitetit të Kosovës, në mënyrë që Kosovës t’i mundësohet fillimi formal i procesit drejt integrimit në NATO.

Po ashtu thuhet se “rruga drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në NATO duhet të zhvillohet përmes hapave të njëpasnjëshëm, duke përfshirë përfshirjen e Kosovës në programin Partneriteti për Paqe të NATO-s, pranimin e Kosovës në Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO,[dhe] pranimin e plotë të Kosovës në NATO si shtet anëtar”.

NATO në Kosovë

NATO ndërhyri ushtarakisht kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit më 24 mars 1999, pas përshkallëzimit të konfliktit në Kosovë, shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Fushata ajrore e NATO-s zgjati 78 ditë dhe përfundoi më 10 qershor 1999. Pas përfundimit të bombardimeve, u vendos misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas NATO-s, qëllimi ishte ndalimi i dhunës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sot, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

KFOR-i është reaguesi i tretë ndaj incidenteve të sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Komandanti i KFOR-it mban kontakte të rregullta me të gjitha palët e interesuara relevante në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me EULEX-in, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik.

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës votoi tri ligje që mundësuan transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ligjet e vitit 2018 parashikuan një periudhë tranzicioni prej 10 vjetësh, e cila synon krijimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n.

Tranzicioni i FSK-së është ndarë në tri faza kryesore për të ndërtuar kapacitetet mbrojtëse: Faza 1 (2019–2022): U fokusua në rishikimin e strukturës organizative, legjislacionit dhe ngritjen e kapaciteteve fillestare, Faza 2 (2022–2025): Zgjerimi i kapaciteteve operacionale dhe përgatitja për dislokim ndërkombëtar, Faza 3 (2025–2028): Konsolidimi i forcës dhe arritja e aftësive të plota për mbrojtjen e integritetit territorial dhe pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.