🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $64,004 ▼ -0.28% ETH $1,807 ▲ +0.39% XRP $1.0981 ▼ -0.97% SOL $77.2200 ▼ -1.09%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
12 Jul 2026
Breaking
roze

Mel C rrëfen konfliktin me Victoria Beckham: “Për pak humba gjithçka”

Mel C ka zbuluar se për pak sa nuk u përjashtua nga Spice Girls pas një debati të ashpër me Victoria Beckham në vitin 1996.

Gjatë një interviste në podcastin The Louis Theroux Podcast, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Melanie Chisholm, kujtoi se incidenti ndodhi gjatë ceremonisë së BRIT Awards, pak përpara se Spice Girls të publikonin hitin e tyre të parë, “Wannabe”.

Ajo tregoi se mbrëmja kishte nisur në mënyrë fantastike. Vajzat kishin kaluar kohë duke festuar me shampanjë dhe madje ishin ulur në të njëjtën tavolinë me Lenny Kravitz. Por, në fund të natës, situata mori një kthesë të papritur.

“Po largoheshim për të gjetur makinën tonë dhe, çfarëdo që kishte ndodhur, unë u ktheva dhe i thashë Victorias: ‘Ik pirdhu’,” rrëfeu Mel C, pa zbuluar shkakun e debatit.

Sipas saj, pasojat ishin të menjëhershme. Të nesërmen, Mel B dhe Geri Halliwell i thanë se ishin të zhgënjyera nga sjellja e saj, ndërsa menaxheri i grupit e paralajmëroi se, nëse një incident i tillë do të përsëritej, ajo do të largohej nga Spice Girls.

“Më thanë shumë qartë se, nëse ndodhte sërish diçka e tillë, do të isha jashtë grupit. Kjo më trembi jashtëzakonisht,” tha këngëtarja.

Mel C pranoi se në atë moment kishte frikë se mund të humbiste gjithçka për një incident që sot e konsideron krejtësisht të parëndësishëm.

“Ëndrrat që kisha që fëmijë sapo kishin nisur të bëheshin realitet dhe mendova se mund t’i kisha shkatërruar të gjitha,” u shpreh ajo.

Në të njëjtën intervistë, Mel C foli edhe për paragjykimet që kishte përjetuar gjatë kohës në Spice Girls. Ajo tregoi se, për shkak të stilit sportiv të veshjes, shumë njerëz kishin aluduar për orientimin e saj seksual.

“Nuk kam pasur kurrë problem me këto komente, por nuk është puna e askujt. Ishte e gabuar që njerëzit të nxirrnin përfundime vetëm nga mënyra se si vishesha,” tha ajo.

Mel C është nënë e një vajze 17-vjeçare, Scarlett, nga lidhja me ish-partnerin Thomas Starr, ndërsa prej vitit 2023 është në një lidhje me modelin australian Chris Dingwall.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.