Politika

Meta: Pas takimit të sotëm me Ramën dhe Bashën jemi më afër konsensusit

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar sot në emisionin Opinion se, Reforma në Drejtësi do të kalojë dhe se, “angazhimi im ka qenë dhe do të mbetet deri në fund për këtë gjë”. Këtë, tha Meta, “e kam patur bindje prej kohësh. Mu lëkund pak javë më parë, por pas takimit të sotëm me Ramën dhe Bashën kam bindjen se jemi pranë konsensusit për Reformën në Drejtësi”.

Drafti që u diskutua sot është ai hibrid që u propozua nga znj. Nuland dhe është tërsisht i mundur për t’u arritur konsensusi, tha Meta.

Duke folur për mungesën e një takimi me ndihmës sekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland, Meta tha se, “nuk e di nëse znj Nuland ka shmangur takimin me mua. Nuke di as nëse duhet të takohet me mua sepse unë jam Kreu i Kuvendit”.

Ndërsa për zërat e një hetimi të tij nga SHBA, Meta tha se, “I kam bërë të qartë ambasadorit Lu që ka shumë konsideratë per mua qe në rast se SHBA-të DEA, CIA kanë dicka fare të vogël për Ilir Metën le të ma thonë dhe unë largohem vetë nga poltika. sepse nuk dua që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë një partner të tillë”.

Meta ka deklaruar se “ideja për qeveri ekspertësh apo teknike erdhi si nevojë e miratimit me konsensus të reformës. Ide totalisht e imja. Problemi është se dyshimi opozitës është se qeveria mund të përdor instrumentat e saj për të kapur drejtësinë”.

“Duhet të jemi të ndershëm edhe me opozitën, ajo ka dhënë kontributin kryesorë për kompromis. Ja kam thënë edhe Z. Rama edhe ndërkombëtarëve”, tha Meta.

“Për arsye pragmatike që kanë të bëjnë me arsye për kapjen e sistemit dhe do ishte mjaft komode në ruatjjen e këtij sistemi. Me apo pa dëshirë, me apo pa vullnet ka pranuar dhe ndryshimin total të drejtësisë. Ajo ka dhënë dhe ide mjaft të guximshme. Nëse kjo opozitë pranon që të gjitha këto institucione të ndryshohen totalisht, a ka të drejtë të ketë garancitë e nevojshme që kjo drejtësi të mos kapet nga krahu tjetër”, u shpreh Meta.

Prandaj, vijoi ai, “unë dua që kjo të bëhet një histori suksesi dhe jo histori fajtori…”. Meta ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se marrëdhëniet me të kanë qënë gjithnjë korrekte.

Meta mohoi faktin që ka një krisje të këtij bashkëpubimi që pas publikimit të skandalit të DIA-s. Meta deklaroi se nuk ekziston asnjë plan për mocion mosbesimi për kryeministrin Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button