☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.26% ETH $2,259 ▲ +0.45% XRP $1.2556 ▼ -0.33% SOL $95.7600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

METEO – Spanja përgatitet për një valë të re të nxehti deri në 40 gradë Celsius

MADRID, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Spanja pritet të përballet me një valë të re të nxehti vetëm pak ditë pas përfundimit të asaj të fundit, me temperatura që do të kalojnë 40 gradë Celsius, paralajmëroi sot shërbimi kombëtar meteorologjik AEMET.

Sipas parashikimeve, temperaturat më të larta do të regjistrohen nga e diela në jugperëndim të vendit, si edhe në veri dhe verilindje.

Zonat më të prekura pritet të jenë luginat e lumenjve në rajonet e Andaluzisë dhe Extremadurës si dhe lugina e lumit Ebro në rajonin e Aragonit. Në këto zona temperaturat maksimale mund të arrijnë 41–42°C ditën e diel.

Edhe në rajonin veriperëndimor të Galicisë, i njohur zakonisht për klimën më të freskët, temperaturat mund të ngjiten deri në 37°C.

Për zonat e prekura, ku jetojnë rreth 10 milionë banorë, AEMET ka shpallur paralajmërim portokalli, niveli i dytë më i lartë i alarmit, që tregon një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin.

Vala e të nxehtit që goditi Spanjën në fund të qershorit u përhap më pas në France dhe solli temperatura rekord deri në Gjermani.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për  Evropën, Hans Kluge, deklaroi këtë javë se valët e të nxehtit nuk janë më ngjarje të izoluara, por kriza të përsëritura që po ndodhin më shpesh, po bëhen më intensive dhe zgjasin më gjatë. /Ad.Ab./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.