🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

MF-Maqedoni: Emetimi i letrave me vlerë është në përputhje me planin e Buxhetit dhe kalendarin e publikuar për emetimin e LSHV-e

Ministria e Financave në RMV njofton se emetimi i letrave shtetërore me vlerë, të cilat që sot janë të kuotuara në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë, janë pjesë e humarrjes së planifikuar në tregun vendor në përputjhje me ribalancin e Buxhetit të miratuar në Kuvend për vitin 2026. Po ashtu, emetimi i këtyre letrave shtetërore me vlerë publikohen në mënyrë transparente në faqen e internetit të Ministrisë së Financave në kalendarin e ankandeve të letrave shtetërore me vlerë për tremujorin e tretë dhe të katërt, i cili është publikuar në muajin qershor të këtij viti. Gjithashtu, në faqen e internetit janë publikuar në mënyrë transparente edhe prospektet për mbajtjen e ankandeve me kushtet dhe datën e mbajtjes së tyre.

Gjatë ditës së sotme MF-ja ka publikuar të dhënat për realizimin e Buxhetit për periudhën nga data 1 janar deri më datë 31 korrik, sipas të cilave të ardhurat në Buxhet janë mbledhur në përputhje me planin dhe shënojnë rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa detyrimet po servisohen në kohë.

“Të dhënat mbi realizimin e Buxhetit 2026 deri më datë 31 korrik tregojnë se të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në vlerë prej 204.553 miliardë denarëve, që është 53.9% e vlerës së planifikuar dhe shënon rritje prej 9.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga tatimet, si të ardhura burimore, janë realizuar në vlerë prej 117.963 miliardë denarëve ose 55.33% e planit dhe ka shënuar rritje prej 10% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Te të ardhurat tatimore, realizim më i lartë në përputhje me planin prej 62.8%, është evidentuar te tatimi mbi fitimin, nga i cili në Buxhet janë arkëtuar 16.687 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 20.6% krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit 2025. Realizim prej 56.78% e planit është arritur edhe te TVSH-ja, me të ardhura në vlerë prej 53.026 miliardë denarësh, ose 13.4% më shumë krahasuar me periudhën 1.1–31.7.2025. Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar 20.925 miliardë denarë, që është 53.93% e planit dhe shënoi rritje prej 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga detyrimet e importit janë realizuar në vlerë prej 9.361 miliardë denarësh, që paraqet 56.4% të planit dhe shënojnë rritje prej 10.3%. Njëkohësisht, është kryer edhe kthimi i TVSH-së për kompanitë në vlerë prej 23.333 miliardë denarësh, që është 3.5% më i lartë se kthimi i realizuar në periudhën janar-korrik të vitit 2025.

Në anën e shpenzimeve, realizim të lartë shënojnë shpenzimet kapitale në vlerë prej 21.288 miliardë denarë që është rritje prej 39.6% krahasuar me realizimin e shpenzimeve kapitale në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Gjithashtu, është realizuar pagesa në vlerë prej 49.351 miliardë denarësh për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga borxhet e vjetra në tregun e jashtëm, si dhe 11.665 miliardë denarë për shlyerjen e detyrimeve ndaj kreditorëve vendas. Gjatë kësaj periudhe janë paguar edhe obligacione për denacionalizimin në vlerë prej 308 milionë denarësh”, thuhet në njfotimin e MF-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.