☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.13 ▼0.62%
ARI 4,018 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,750 ▼ -0.36% ETH $2,309 ▼ -0.32% XRP $1.2982 ▲ +0.93% SOL $99.8600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministri Hoxha në Luksemburg: Zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri strategjike për të ardhmen e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, mori pjesë në Konferencën mbi Mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, ku mbajti fjalën kryesore në emër të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është më një aspiratë e largët, por një domosdoshmëri strategjike për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës. Ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian janë të pandashme, ndërsa anëtarësimi në BE mbetet projekti kombëtar i Shqipërisë dhe busulla që udhëheq reformat, forcimin e institucioneve dhe politikën e jashtme të vendit.

Ministri Hoxha vlerësoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një instrument që dëshmon aftësinë e Bashkimit Evropian për të ofruar zgjidhje konkrete, duke theksuar se Mekanizmi për Reforma dhe Rritje shpërblen rezultatet e arritura dhe forcon qeverisjen, llogaridhënien dhe kapacitetet institucionale.

Duke u ndalur te progresi i Shqipërisë, Ministri Hoxha bëri të ditur se vendi ka siguruar tashmë 212.8 milionë euro, shuma më e lartë e përfituar në Ballkanin Perëndimor, falë zbatimit me sukses të reformave. Ai theksoi gjithashtu nevojën për një lidhje më të qartë dhe më të parashikueshme ndërmjet reformave të Planit të Rritjes dhe procesit të anëtarësimit në BE, me qëllim përshpejtimin dhe rritjen e cilësisë së zbatimit të tyre. Sipas tij, edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, reformat dhe investimet plotësojnë njëra-tjetrën, duke përshpejtuar konvergjencën e rajonit me Bashkimin Evropian.

Në përfundim, Ministri Hoxha nënvizoi se zgjerimi është një përgjegjësi e përbashkët. Sipas tij, vendet kandidate duhet të vazhdojnë të zbatojnë reformat, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që progresi real të njihet dhe të shpërblehet, pasi besueshmëria dhe besimi i ndërsjellë janë thelbësore për suksesin e procesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.