☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,630 ▲ +0.89% ETH $2,490 ▲ +0.62% XRP $1.3952 ▲ +0.95% SOL $109.2700 ▼ -0.96%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
10 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ministri i Brendshëm: “Smart City” nis këtë vit në 21 shkolla në Tiranë

Gjatë një konference për shtyp këtë të mërkurë, në lidhje me masat për sezonin turistik, Ministri i Brendshëm u ndal edhe te projekti “Smart City”, i cili parashikon rritjen e përdorimit të teknologjisë në sistemin e sigurisë publike dhe në mjediset arsimore.

Lamallari u shpreh se brenda këtij viti do të nisë zbatimi i projektit “Smart City” fillimisht në disa shkolla të Tiranës.

“Përmenda projektin Smart City. Është projekt që ndryshon faqen e historisë së sigurisë në Shqipëri. Shfrytëzimi i kapaciteteve ekzistuese, por edhe shtimi i mbikëqyrjes elektronike, ndihmon duke përdorur avantazhet që sjell teknologjia e lartë. Jep sinjalet e duhura kur krijohet përshtypja që një nxënës ka mjet prerës. Me nisjen e vitit të ardhshëm arsimor do të kemi zbatimin e këtij projekti në 21 shkolla në Tiranë”, theksoi ai.

Ai shtoi se projekti “Smart City” bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale, e cila synon të rrisë efikasitetin e reagimit të strukturave të sigurisë, duke ndihmuar në identifikimin e situatave me rrezik në kohë reale.

Sipas tij, sistemi do të ndihmojë në filtrimin e imazheve dhe sinjaleve me interes për policinë, në mënyrë që reagimi të jetë sa më i shpejtë dhe i saktë.

“Viti i ri shkollor do të na gjejë të implementuar në këto shkolla”, u shpreh Lamallari, duke shtuar se më pas projekti do të shtrihet gradualisht edhe në hapësira publike, sheshe dhe mjedise të tjera, me synim rritjen e sigurisë dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Projekti “Smart City” synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e krimit përmes teknologjisë së avancuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.