Ministria e Financave e Serbisë: dokumenti për heqjen e pensioneve është i rremë
Ministria thotë se dokumenti nuk është hartuar prej saj dhe se 1,66 milionë pensionistë e morën pensionin e tetorit, për të cilin u paguan 103,6 miliardë dinarë
Ministria e Financave e Qeverisë së Serbisë në mandat teknik demantoi mbrëmjen e 12 nëntorit pretendimet e një dokumenti të rremë, ku thuhej se qytetarëve u hiqen pensionet për shkak të qëndrimeve të tyre për protestat studentore, siç njofton SNM.
Në komunikatë thuhet se është “dokument i rremë, që nuk e ka hartuar Ministria e Financave dhe nuk pasqyron asnjë vendim apo veprim të kësaj ministrie”.
Ministria theksoi se të gjithë pensionistët në Serbi, 1,66 milionë, e morën pensionin e tetorit dhe se për këtë u paguan 103,6 miliardë dinarë nga buxheti i Republikës dhe Fondi PIO.
Ministria u bëri thirrje qytetarëve dhe mediave të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe të mbështeten vetëm në komunikatat zyrtare.
Lëvizja studentore kishte kërkuar më herët të njëjtën ditë të përcaktohet përgjegjësia penale e personave që publikuan dokumentin e rremë, sipas të cilit Ministria, në bazë të “rezultateve të Listës Studentore”, ua pezullon përkohësisht të drejtën e pensionit, ndërsa propozoheshin edhe dënime me burg prej gjashtë muajsh për ata që kritikonin apo fyenin studentët; studentët kërkuan të hetohet veçanërisht nëse janë kryer veprat e falsifikimit të dokumentit dhe të shkaktimit të panikut dhe trazirave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.