☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.55 ▲0.54%
ARI 4,012 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,112 ▼ -4.69% ETH $2,218 ▼ -5.42% XRP $1.2168 ▼ -7.65% SOL $94.2500 ▼ -7.17%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.55 ▲0.54 % ARI 4,012 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Ministrja Harito në Beograd, diskutohet për shkëmbim nëpunësish civilë mes Shqipërisë dhe Serbisë

Midis Shqipërisë dhe Serbisë do të ketë një marrëveshje për shkëmbim reciprok të nëpunësve civilë, çka do të ndihmojë të dy vendet të rrisin kapacitetet profesionale të Administratave Publike.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, pas takimit që ajo ka zhvilluar në Beograd me homologen serbe Ana Brnabic.

“Takimet politike mes dy kryeministrave Rama e Vuçiç ishin shumë të rëndësishme. Ato krijuan të gjithë bazën për të punuar bashkë në fusha me interes reciprok. Tani duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi konkrete, në mënyrë që të mbështetet i gjithë vullneti politik në bashkëpunim konkret”, u shpreh ministrja Harito.

Në takimin me ministren Brnabic është vlerësuar se reformat në Administratën Publike dhe Shërbimet publike janë prioritete të padiskutueshme të të dy vendeve, në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

Ministrja Brnabic është interesuar të dijë më shumë lidhur me sistemin online të rekrutimit të nëpunësve publikë në Shqipëri, një sistem i vlerësuar si më i miri në rajon edhe në Progres Raportin e BE, por edhe për reformën në Shërbimet Publike, ku agjencia ADISA po ndryshon tërësisht mënyrën se si qytetarët marrin shërbimet në sporetelet e shtetit.

Nga ana tjetër Ministrja Harito ka vlerësuar ecurinë e mirë të Serbisë në fushën e mbështetjes së iniciativave të të rinjve të talentuar përmes mbështetjes së startup-eve të ndryshme. Harito u shpreh së Shqipëria ka shumë për të mësuar në këtë drejtim.

Të dy ministret kanë rënë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje për një program të gjerë shkëmbimi punonjësish publik midis Shqipërisë dhe Serbisë. “Ekipet do të shkëmbejnë në mënyrë intensive informacion për mënyrë se si ne e kemi implementuar reformën në Administratën Publike. Më pas do të nënshkruajmë një marrëveshje, në vijim të dakordësisë edhe të dy kryeministrave për një program të gjerë shkëmbimi punonjësish publik midis Shqipërisë dhe Serbisë”, u shpreh ministrja Harito.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.