☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,570 ▲0.35%
DOW 52,635 ▲0.24%
NASDAQ 26,271 ▲0.63%
NAFTA 80.27 ▲1.17%
ARI 4,059 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,991 ▲ +0.55% ETH $1,926 ▲ +2.5% XRP $1.1106 ▼ -0.38% SOL $77.2000 ▲ +0.01%
S&P 500 7,570 ▲0.35 % DOW 52,635 ▲0.24 % NASDAQ 26,271 ▲0.63 % NAFTA 80.27 ▲1.17 % ARI 4,059 ▼0.26 % S&P 500 7,570 ▲0.35 % DOW 52,635 ▲0.24 % NASDAQ 26,271 ▲0.63 % NAFTA 80.27 ▲1.17 % ARI 4,059 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Arte

Miratohet procedura për shpalljen publike të pasurive kulturore që zbulohen në det

Në mbledhjen e qeverisë, u miratua sot vendimi “Për procedurën e shpalljes publike të pasurive kulturore që zbulohen në det”, një hap i rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore nënujore të Shqipërisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale tha se “pozicioni i Shqipërisë përgjatë Adriatikut dhe Jonit dhe historia e saj e gjatë e veprimtarive detare e tregtare kanë lënë në hapësirën tonë detare dëshmi me vlera të veçanta historike, arkeologjike, kulturore dhe shkencore”.

“Anije të mbytura dhe strukturat e tyre, gjurmë të strukturave portuale antike apo objekte arkeologjike të lidhura me rrjetet e dikurshme tregtare janë pjesë e një trashëgimie që dëshmon lidhjet e Shqipërisë me qytetërimet dhe rajonet e Mesdheut”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “me vendimin e miratuar sot, përcaktohet një procedurë e unifikuar për shpalljen publike të pasurive kulturore që zbulohen në det e liqene, pas përfundimit të proceseve të dokumentimit, verifikimit, vlerësimit, deklarimit dhe regjistrimit të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për trashëgiminë kulturore”.

Sipas tij, procedura forcon koordinimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe garanton që publiku të informohet mbi ekzistencën, rëndësinë historike, kulturore, arkeologjike apo shkencore të pasurive të zbuluara, duke respektuar në çdo rast parimin e mosrrezikimit të tyre.

Gonxhja informoi se vendimi parashikon gjithashtu bashkëpunimin ndërinstitucional dhe, në rastet e pasurive me karakter ndërkufitar apo rëndësi ndërkombëtare, koordinimin me shtetet dhe organizmat ndërkombëtarë, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore.

Për ministrin Gonxhja miratimi i këtij vendimi është një tjetër hap për të njohur më mirë historinë tonë, për të mbrojtur gjurmët e saj dhe për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.