☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 77.08 ▼0.27%
ARI 4,401 ▲2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,016 ▲ +1.05% ETH $1,918 ▲ +0.95% XRP $1.0371 ▲ +1.13% SOL $74.4500 ▲ +2.44%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.08 ▼0.27 % ARI 4,401 ▲2.37 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.08 ▼0.27 % ARI 4,401 ▲2.37 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Miteva: OBRM-PDUKM është gati edhe për zgjedhje të parakohshme, por fokus aktual mbeten reformat dhe investimet

Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, e ftuar në emisionin “Studio e Natës” në 4TV, deklaroi se OBRM-PDUKM është gati për zgjedhje kurdo që të mbahen, por vlerësoi se aktualisht interesi shtetëror kërkon një fokus në reforma dhe investime në vend të një cikli të ri zgjedhor.

Miteva tha se Qeveria ka një shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe është e përkushtuar për realizimin e programit qeveritar dhe premtimeve të dhëna qytetarëve.

“Nëse e shohim interesin tonë të ngushtë politik si OBRM-PDUKM, mund të vendosim të kemi zgjedhje nesër, sipas sondazheve që tregojnë besim të padyshimtë”, tha Miteva.

Ajo shtoi se sipas mendimit të saj, zgjedhjet e parakohshme do të nënkuptonin kosto shtesë dhe humbje kohe në një vit që, siç tha ajo, është i rëndësishëm për realizimin e investimeve dhe reformave.

Miteva kritikoi gjithashtu LSDM-në, duke vlerësuar se partia opozitare po përballet me një “krizë identiteti” dhe nuk ka një vizion të qartë apo gatishmëri kadrovike.

“Është më se e qartë se ka panik serioz në lidhje me atë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo”, tha Miteva.

Ajo theksoi gjithashtu se LSDM nuk e mbështeti shfuqizimin e qeverisë teknike dhe u tërhoq nga grupet e punës që lidheshin me axhendën e reformave, megjithëse publikisht mbështeti integrimin evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.