🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,671 ▲ +0.59% ETH $2,018 ▲ +0.97% XRP $1.3415 ▲ +2.75% SOL $82.3200 ▲ +1.08%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
Kronika

Mjekët shqiptarë dhe studimet europiane

bbMjekët shqiptarë janë përfshirë vitet e fundit edhe në qarqet shkencore europiane. Një prej më të njohurave mes tyre është doktoresha Greisa Vila. Ajo studion prej afro 20 vjetësh në Vienë. Por doktoresha Greisa kthehet shpesh në Shqipëri, për të sjellë përvojën e saj në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtarePas shumë vite studime në Shqipëri, në Francë dhe në Austri, doktoresha e endo-krinologjisë dr. Greisa Vila vazhdon kërkimet shkencore njëkohësisht me mjekimin dhe shërbimin ndaj pacientëve.

Bazuar në përvojën dhe kërkimet e saj shkencore të vazhdueshme, dr. Greisa ka mbajtur dhe mban shumë referate në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtë radhë ajo është ftuar nga kolegët të flasë në një konferencë në Shqipëri.

Endo-krinologjia është një degë e re e shkencave mjekësore, e cila edhe në Shqipëri ka ndjekësit e saj. Profesorët e kësaj fushe tani po mbështesin studentët dhe mjekët e rinj për të përparuar në këtë fushë aq të vecantë.

Dr. Greisa viziton herë pas here prindërit e saj në Tiranë dhe një pjesë të pushimeve vjetore i kalon në Shqipëri, megjithë ngarkesën e madhe të punës mjekësore që ka në Vienë. Drejtuesi i shoqatës shqiptare të endo-krinologjisë, dr. Agron Ylli, është edhe një bashkëpunëtorët e parë dhe kryesorë të dr.Greisa Vilës. Ai vlerësoi mjaft talentin dhe përkushtimin dr. Greisës në kërkimin shkencor.

Dr. Greisa thotë se ajo nuk i ka vizituar spitalet shqiptare dhe nuk mund të flasë për gjendjen e tyre, por flet me siguri për aftësitë profesionale të kolegëve të saj. Shoqata europiane e endokrinologjisë zgjedh herë pas here Shqipërinë për të zhvilluar konferencat e saj shkencore, duke bashkuar mjekët më të mirë shqiptarë dhe europianë të kësaj fushe. Mes tyre dr. Greisa dhe dr.Agroni zënë në vend të vecantë si organizatorë dhe si stusiues.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.