☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.84 ▲1.94%
ARI 4,041 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,927 ▲ +1.64% ETH $2,355 ▲ +2.26% XRP $1.3263 ▲ +2.07% SOL $102.0200 ▲ +2.4%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

“Mokra n’Fest” më 8 gusht, magjia e një tradite që ruhet me krenari brez pas brezi

Mokra do të presë më 8 gusht edicionin e shtatë të festivalit “Mokra n’Fest”, një ftesë e hapur për të përjetuar nga afër magjinë e një tradite që ruhet me krenari brez pas brezi.

Kjo festë që prej vitesh mbledh bashkë mokrarët nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke kthyer këtë zonë të bukur malore në një qendër të traditës, kulturës dhe mikpritjes.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu tha sot se kjo festë është një rrugëtim në zemër të trashëgimisë sonë kulturore, aty ku mikpritja shqiptare shfaq fytyrën e saj më të bukur, peizazhet ndërthuren me historinë dhe vallja bëhet gjuha e përbashkët e gëzimit.

“Më 8 gusht, pranë Urës së Gurit në Golik, festojmë së bashku vlerat që na përfaqësojnë më së miri: traditën, kulturën dhe krenarinë për Shqipërinë”, tha Koçiu.

Gjatë festës vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet karakteristike të zonës, përgatitur nga duart e nënave mokrare.

Ndër aktivitetet që pritet të mbahen janë edhe kanoe në lumin Shkumbin, kamping në natyrë, koloni piktorësh, ekspozitë fotografike, argëtim për fëmijë dhe të rinj.

Ky festival folklorik është një kthim në rrënjë, një kujtesë e vlerave dhe identitetit kulturor, si dhe një ftesë për të jetuar nga afër shpirtin mokrar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.