☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,084 ▼ -0.12% ETH $2,249 ▲ +0.3% XRP $1.1741 ▼ -3.81% SOL $90.5400 ▲ +0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Seria A

Moratti dhe hetimi për arbitrat: Budallallëk krahasuar me Calciopoli, Interi s’është ndihmuar kurrë

“Duket si një luftë e vogël mes arbitrave të ndryshëm, nuk shoh krahasime me Calciopoli. Krahasuar me atë, kjo e tanishmja është një budallallëk”. Ky është mendimi i Massimo Morattit, i cili, si gjithë sportistët italianë, po ndjek nga afër “tërmetin” që ka goditur arbitrat italianë dhe ka çuar në vetëpezullimin e dizenjatorit Gianluca Rocchi, pas akuzës për bashkëpunim në mashtrim sportiv.

“Besoj se çështja ka të bëjë me arbitrat dhe jo me klubet, – vazhdoi ish-presidenti i Interit. – Nëse klubet kanë folur ndonjëherë me arbitrat për të sugjeruar një profil të preferuar? Ky koncept nuk më përkiste mua. Kisha edhe frikë, edhe respekt, sepse mund të vendosnin fatin e ekipit tim, sidomos duke pasur Juventusin përballë. E imagjinoja si gjë të vështirë dhe nuk flisja me ta”.

Më pas, Moratti u shpreh për shortin e arbitrave: “E konsideroj një zgjidhje të dëshirueshme. Çdo zgjidhje që i mban klubet jashtë është e mirëpritur. Nuk shoh manipulime; duke parë ndeshjet nuk më duket diçka e pabalancuar. Interi nuk ka marrë ndihma as kur ka fituar, as kur ka humbur. Ka gabime arbitrale të rënda, por ndodhin gjithmonë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.