☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 95.62 ▼0.45%
ARI 4,457 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▼ -1.25% ETH $2,474 ▼ -1.09% XRP $1.3859 ▼ -3.63% SOL $101.7300 ▼ -2.86%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.62 ▼0.45 % ARI 4,457 ▼0.09 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 95.62 ▼0.45 % ARI 4,457 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kosova

Moti sot, Kosova në nivelin portokalli të sigurisë – IHK njofton për shi, breshër e stuhi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në njoftimin për motin ka njoftuar se Kosova të mërkurën është në nivelin portokalli të sigurisë, duke paralajmëruar për shi, breshër, stuhi e bubullima.

IHK njofton se paralajmërimi vlen për datën 22 korrik, ora 00:00–23:59.

“Gjatë datës 22 korrik 2026 priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish”, thuhet në njoftim.

IHK tutje paraqet ndikimet e mundshme:

Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.

Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.

Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive.

Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta.

Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

Rekomandime për qytetarët:

Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive.

Mos u strehoni nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike.

Mbroni automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta.

Tregoni kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.

Ndiqni njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.