☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,084 ▼ -0.12% ETH $2,249 ▲ +0.3% XRP $1.1741 ▼ -3.81% SOL $90.5400 ▲ +0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Seria A

Mourinho flet për Interin dhe Chivu: Duhet ta fitojë titullin, pastaj do ta uroj…

Një rrëfim i sinqertë dhe plot respekt nga “Special One”, që rikthen në fokus Interin dhe analizon me realizëm rrugëtimin e Cristian Chivu në pankinën zikaltër. Mourinho ka shkruar faqe të paharrueshme në historinë e zikaltërve dhe sot në pankinën që dikur ishte e tij ulet një ish-lojtar: “A e prisja Chivu si trajner? Sipas meje ka qenë shumë inteligjent.

Nuk ka kaluar nga fusha në pankinë brenda një jave, siç kanë bërë të tjerë ish-lojtarë. Cristian ka punuar vite me të rinjtë, ka studiuar, ka bërë kurset. Ka krijuar eksperiencë të vogël në një qytet si Parma, ku kishte më pak presion dhe përgjegjësi. Ka ardhur tek Interi në një situatë paqëndrueshmërie dhe ka bërë shumë mirë, po e fiton kampionatin në vitin e parë.

A e kam uruar? Jo, të gjithë e dimë që do ta fitojë, por duhet ta fitojë. Nuk jam supersticioz, por besoj në këto gjëra. Derisa matematika të mos e thotë, nuk është e kryer. Kur ta fitojë do të jem aty për ta uruar.

Chat-i i tripletës 2010? Jam i tmerrshëm me këto gjëra, i ndryshoj numrat vazhdimisht, njëherë në Turqi, pastaj në Portugali… Janë të zemëruar me mua për këtë, por në fund gjithmonë gjejmë një mënyrë për të qenë bashkë. Materazzi është përgjegjësi i atij grupi”.

Mourinho, i cili gjatë viteve në Itali u bë i famshëm edhe për protestat e tij teatrale ndaj arbitrave (si gjesti i prangave në një Inter-Sampdoria), komenton hetimin që po trondit AIA-n: “Kaosi me arbitrat? Kam krijuar një mendim, por nuk më pëlqen të bëj fajtorë para se drejtësia të flasë. Në Portugali thuhet se nuk ka tym pa zjarr… Unë kam bërë beteja më shumë kundër sistemit sesa kundër arbitrave”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.