🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

MPJ, LSDM-së: Nuk ka negociata të fshehta apo lëshime nga interesat kombëtare

Një përpjekje për të krijuar histeri dhe për të dezinformuar publikun. Kështu i vlerësoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme akuzat e LSDM-së opozitare se Qeveria po përgatitet të pranojë propozimin francez dhe se ka sinjale të qarta nga Brukseli për këtë qëllim. Prandaj, ata i hodhën poshtë si të pavërteta pretendimet e opozitës se qeveria po ndjek një marrëveshje të fshehtë për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian.

Nga MPJ thonë se institucionet komunikojnë rregullisht dhe në mënyrë transparente me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Bullgarinë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, por qëndrimi i Qeverisë mbetet i pandryshuar në lidhje me kushtet që vendi merr në rrugën e tij të integrimit evropian.

“Nuk ka lëshime për interesat kombëtare, identitetin, gjuhën dhe historinë. Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet një përcaktim strategjik dhe qëllim përfundimtar i kësaj qeverie”, thonë nga MPJ, duke shtuar se nuk ka marrëveshje të fshehta, siç pretendon LSDM.

Nga MPJ vlerësojnë se ndryshe nga e kaluara, kur marrëveshjet dhe kompromiset pranoheshin larg syrit të publikut në dëm të qëndrimeve kombëtare, sot politika e jashtme zhvillohet në mënyrë transparente, të përgjegjshme, parimore dhe në përputhje me interesat kombëtare dhe vullnetin e qytetarëve./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.