☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.18 ▲1.28%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,023 ▲ +1.37% ETH $2,361 ▲ +1.9% XRP $1.3356 ▲ +2.77% SOL $101.7600 ▲ +1.44%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.18 ▲1.28 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.18 ▲1.28 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Muaji i mozaikëve në Parkun Kombëtar të Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit ftoi vizitorët të shohin nga afër mozaikët e tij unikë.

Gjatë këtij muaji, disa prej mozaikëve të Parkut Kombëtar të Butrintit janë të hapur për vizitorët dhe do të qëndrojnë të ekspozuar deri në javën e parë të gushtit.

Hapja e tyre në periudha kohore të caktuara është pjesë e një procesi të kontrolluar konservimi, që përfshin inspektimin, dokumentimin, pastrimin, ndërhyrjet e mirëmbajtjes dhe monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes së tyre, duke garantuar ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj trashëgimie të çmuar kulturore.

Ky muaj është një mundësi e mirë për t’i admiruar nga afër këto kryevepra të artit antik në zemër të Parkut Kombëtar të Butrintit. Më pas ata do të rimbulohen pasi kjo është një praktikë standarde në fushën konservimit të mozaikëve. Kjo praktikë ka si qëllim ruajtjen e gjendjes optimale pas ndërhyrjeve mirëmbajtëse, si dhe mosdëmtimin nga elementë e faktorë të jashtëm.

Rihapja e tyre bëhet në varësi të vlerësimit nga ana e specialistëve përkatës, me qëllim përditësimin e gjendjes së konservimit, dokumentimin, ndërhyrjet e nevojshme, nevojat për kërkim shkencor, si dhe programi i konservimit dhe menaxhimit të parkut.

Procesi kryhet nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe të Parkut të Butrintit. Ai përfshin inspektimin, heqjen e shtresave mbrojtëse, pastrimin dhe dokumentimin me teknika bashkëkohore të mozaikëve. Pasi kryhen ndërhyrjet e nevojshme, mozaikët ekspozohen për publikun dhe monitorohen rregullisht deri në rimbulimin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.