☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.43 ▼1.62%
ARI 3,905 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,282 ▲ +0.98% ETH $2,274 ▲ +0.84% XRP $1.2517 ▼ -0.02% SOL $94.4800 ▼ -0.96%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mucunski: Kam kërkuar takim me ministren e MPJ-së së Bullgarisë, të flasim për kushtet jo-evropiane që janë vendosur ndaj Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, tha sot se ai ka kërkuar një takim me ministen e MPJ-së bullgare, Velislava Petrova për pas dhjetë ditësh, kur që të dy do të jenë në Suedi për një takim të ministrave homolog të vendeve anëtare të NATO-s, përkatësisht me 21 e 22 Maj në Helsingborg.

“Me iniciativën time kam kërkuar që të zhvilloj një takim zyrtar dypalësh me kolegen time nga Bullgaria, në të cilin një nga temat e diskutimit do të jenë këto kushte jo-evropiane që po i imponohen vendit tonë,” tha Mucunski.

Në pritje të përgjegjes nga Sofja, ai tha se është optimist se Petrova do të pranoj që të zhvillohet takimi midis të dyve në qytetin suedez, për rrugën e bllokuar të vendit për hyrje në Bashkimin Evropian dhe përplasjet dy palëshe për identitin dhe gjuhën maqedonase.

Nga takimi i fundit ndërmjet të dyve, Mucunski nuk u nda i kënaqur pasi Petrova u tha mediave bullgare se gjatë bisedës ia përcolli qëndrimin e qeverisë së Rumen Radevit homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, se Shkupi se kushti i vitit 2022 duhet që të realizohet, e cili ka të bëjë me kërkesën e BE-së të imponuar nga bullgaria për të futur bashkësinë bullgare në kushtetutë.

Ajo në deklaratën e saj e përdori termin ‘maqedonas të veriut”, që shkaktoi reagim nga Mucunski duke e trajtuar këtë emërtim si goditje ndaj identitetit maqedonas.

“Do të doja t’ju kujtoja se përdorimi i termit ‘maqedonas të veriut’ për t’iu referuar popullit maqedonas është i pasaktë dhe i papërshtatshëm. Maqedonasit janë maqedonas. Kjo nuk është çështje politike, por respekti themelor për identitetin dhe dinjitetin e një populli”, reagoi Mucuncki.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.