☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,063 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.39% ETH $2,359 ▲ +1.92% XRP $1.3351 ▲ +2.77% SOL $101.7100 ▲ +1.42%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Murat Toptani, artisti i shumanshëm dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare

Më 13 korrik të vitit 1868 lindi në Aka (Turqia e sotme), Murat Toptani, skulptor, piktor, poet, publicist dhe një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare.

Murati lindi në Turqi, sepse i ati, Said Toptani gjendej atje në internim.

Në 1884 Murat Toptani vazhdoi studimet në shkollën “Sulltanie” (Gallata Saraj), ku mori një kulturë që u reflektua më vonë në gjithë veprimtarinë e tij të larmishme artistike. Në mbarim të shkollës ai zotëronte disa gjuhë të huaja: frëngjisht, osmanisht, arabisht dhe persisht. Veprimtarinë e tij e zhvilloi kryesisht në Tiranë dhe në shoqëritë shqiptare jashtë atdheut (Stamboll, Napoli, Bukuresht etj.). Mbajti kontakte të ngushta me vëllezërit Frashëri, pasi ishte dhe dhëndri i Naimit. Ishte delegat i Tiranës në Kuvendin e Vlorës dhe nënshkrues i Aktit të Pavarësisë.

Murat Toptani realizoi në Napoli më 1899 bustin e Skënderbeut, i cili është nga krijimet e para të skulpturës në artin e periudhës së Rilindjes. Më vonë, më 1917 realizoi bustin e Skënderbeut, që sot ruhet në Galerinë e Arteve ku gjendet gjithashtu edhe vepra tjetër e tij, karikatura “Premtimet e Anglisë” e cila është në akuarel. Shkroi shumë vjersha dhe artikuj publicistikë, ku një pjesë e poezive të tij u përmblodhën në librin “Vjershat e Murat Toptanit”, botuar në Tiranë në vitin 1924, pas vdekjes së tij (1918).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.