☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼0.5%
ARI 4,021 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,260 ▲ +0.15% ETH $2,329 ▼ -0.07% XRP $1.3088 ▲ +0.96% SOL $101.0000 ▼ -0.46%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼0.5 % ARI 4,021 ▼0.44 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼0.5 % ARI 4,021 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mustafa në Bruksel thotë se kosovarët e meritojnë të lëvizin pa viza

Zyra e kryeministrit Isa Mustafa njofton se shefi i ekzekutivit, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dhe eurodeputetin Elmar Brok.

Sipas njoftimit, gjatë takimeve të kryeministrit Mustafa, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, temë qendrore ishte përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe proceset tjera integruese evropiane të Kosovës.

“Kryeministri Isa Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë, për përkushtimin e plotë të Qeverisë në proceset integruese evropiane dhe për zhvillimin ekonomik e social të vendit. Duke folur për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve integruese evropiane pas nënshkrimit dhe ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të MSA-së, kryeministri Mustafa, theksoi rëndësinë që ka për Kosovën vendosja e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi nevojën e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar përkrahje për Kosovën në këtë proces.

“Kosova i ka përmbushur kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës, tashmë, kanë mbetur të vetmit në rajon që nuk kanë mundësi të lëvizin të lirë në vendet e BE-së. Ne jemi të bindur që qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, pa viza, në vitin 2016”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa, duke kërkuar përkrahje për realizimin e kësaj të drejte për qytetarët e Kosovës.

Gjatë takimeve, është biseduar edhe për çështjet e tjera aktuale në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.