🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.04 ▲0.6%
ARI 3,933 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,844 ▼ -1.87% ETH $2,254 ▼ -1.55% XRP $1.2524 ▼ -0.06% SOL $92.1600 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.04 ▲0.6 % ARI 3,933 ▼0.93 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.04 ▲0.6 % ARI 3,933 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Boterori

Nagelsmann: Kryem vetvr*sje taktike ndaj Ekuadorit, ata ishin skuadra më e uritur se ne për fitore

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, tha se skuadra e tij, e cila tashmë ishte kualifikuar për turin tjetër të Kupës së Botës, kishte kryer ‘vetëvrasje taktike’, pasi Ekuadori fitoi 2-1 me përmbysje të enjten.

Leroy Sane i Gjermanisë avantazhin që në start, një nisje perfekte duke shënuar pas dy minutash, por Nilson Angulo barazoi shtatë minuta më vonë. Me Ekuadorin që kërkonte një vend në raundin tjetër, Gjermania nuk dha atë që pritej.

Amerikano-Latinët ishin skuadra më e uritur dhe Gonzalo Plata shënoi një gol të paçmuar fitoreje në minutën e 77-të në New Jersey, që i vendosi në vendin e tretë me katër pikë, gjë që ishte e mjaftueshme për një vend në fazën tjetër.

“Ne patëm një nisje të shkëlqyer,” tha Nagelsmann, që shtoi: “Për fat të keq, menjëherë pas shënimit, filluam të kryenim vetëvrasje taktike me pozicionimin tonë. Kjo i vështirëson gjërat”.

“Ekuadori kishte gjithçka për të luajtur, dhe mund ta kuptoje, ata kishin këmbën në gaz. Por, gjithashtu, nuk mund të them se ndonjë nga lojtarët e mi nuk dha gjithçka. Kjo është shumë e thjeshtë”, tha Nageslmann.

“Humbja nuk është kurrë e mirë, as në një ndeshje ku nuk mund të humbasësh vendin e parë. Do të nxjerrim mësimet tona dhe do të vazhdojmë. Duhet të mësojmë prej saj dhe të përmirësohemi, por gjithashtu duhet të shohim përpara”, tha trajneri i Gjermanisë.

“Fituam shumë ndeshje, humbëm një, dhe të hënën është e rëndësishme të fillojmë mirë dhe të japim gjithçka për të kaluar në raundin tjetër”, tha Nagelsmann.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.