🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 83.61 ▼0.54%
ARI 4,473 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,844 ▲ +0.94% ETH $1,936 ▲ +1.89% XRP $1.0100 ▲ +1.2% SOL $78.4500 ▲ +2.78%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 83.61 ▼0.54 % ARI 4,473 ▲1.17 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 83.61 ▼0.54 % ARI 4,473 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Seria A

Napoli zyrtarizon Allegrin. “Mirë se erdhe Max”, De Laurentiis konfirmon trajnerin e ri

Tashmë është edhe zyrtare: Massimiliano Allegri bëhet trajneri i ri i Napolit. Pas ndarjes me Conte, presidenti De Laurentiis ka zgjedhur ish-trajnerin e Milanit për sezonin e ri. “SSC Napoli i uron mirëseardhjen Massimiliano Allegri, i cili merr detyrën si trajner i ekipit të parë. Trajneri ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri më 30 qershor 2029”, – njoftoi vetë ADL përmes një postimi në “X”.

Sa i përket marrëveshjes, Napoli dhe Allegri kanë rënë dakord për një kontratë trevjeçare me 4.5 milionë euro neto në sezon. Shifër pak më e ulët se 5 milionët që ai përfitonte te Milani, ku kishte kontratë deri më 2027.

Në komunikatën zyrtare kujtohet edhe karriera e tij: “Pas një karriere të gjatë si futbollist, ku ka veshur edhe fanellën e Napolit në sezonin 1997/98, Max Allegri e filloi rrugën si trajner në sezonin 2003/04. Më 2007/08 drejtoi Sassuolon drejt ngjitjes historike në Serie B, duke fituar edhe Superkupën e Serie C1. Më pas debutoi në Serie A me Cagliarin, duke përfunduar i nënti dhe fituar ‘Panchina d’oro’.

Më 2010 kaloi te Milani dhe fitoi kampionatin e 18-të dhe Superkupën e 6-të italiane. Nga 2014 deri më 2019 drejtoi Juventusin, ku fitoi pesë kampionate radhazi, katër Kupa Italie dhe dy Superkupa, si dhe luajti dy finale të Champions League. Më pas rikthehet sërish te Juventusi dhe fiton Kupën e Italisë më 2024. Sezonin e kaluar drejtoi Milanin duke përfunduar i pesti në kampionat. Mirë se erdhe, mister Allegri!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.