Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.45 ▼0.36%
ARI 4,324 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,632 ▼ -3.46% ETH $2,400 ▼ -4.75% XRP $1.2857 ▼ -9.72% SOL $97.0300 ▼ -5.55%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.45 ▼0.36 % ARI 4,324 ▼0.21 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.45 ▼0.36 % ARI 4,324 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
16 Sht 2026
Breaking
Arte

Ndahet nga jeta piktori dhe profesori i Universitetit të Arteve Qirjako Meniko

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, prof. dr. Qirjako Meniko, një prej personaliteteve të shquara të jetës akademike, pedagogjike e artistike në vend.

Ai lindi në Himarë më 15 korrik 1945. Përfundoi studimet e larta për pikturë në ILA në vitin 1970 dhe në fillimet e tij punoi redaktor për artet figurative në gazetën “Drita”.

Në vitin 1973, punoi në Galerinë Kombëtare të Arteve, në sektorin e studimeve historike dhe teorike. Në 1975 u emërua pedagog i Historisë së Arteve Figurative pranë Katedrës së Lëndëve Teorike në ILA, duke mbuluar këtë lëndë në Degën e Artit Figurativ.

Më pas gjatë viteve 1992-1994 mori drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Në mesin e viteve 90’ vazhdon si pedagog për dhënien e lëndës Histori Arti Figurativ si dhe lëndës Pikturë pranë Katedrës së Skenografi-Kostumografi në Fakultetin e Artit Skenik.

Ka krijuar tekstin bazë të historisë së arteve figurative botërore në ILA, si dhe mjaft shkrime kritike për artet figurative. Ka përgatitur shumë tekste mësimore të historisë së artit, për shkollat profesionale artistike si edhe për studentët e katedrave të arteve monumentale dhe të aplikuara.

Ka krijuar shumë vepra në pikturë, të ekspozuara në GKA, si dhe jashtë vendit. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.