☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.84 ▲1.94%
ARI 4,041 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,927 ▲ +1.64% ETH $2,355 ▲ +2.26% XRP $1.3263 ▲ +2.07% SOL $102.0200 ▲ +2.4%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Qirjako Meniko, Gonxhja: I kushtoi jetën formimit të brezave të tërë artistësh

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Qirjako Meniko, një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, studiues, pedagog dhe piktor, i cili për dekada dha një kontribut të rëndësishëm në arsimin artistik dhe historinë e arteve figurative në Shqipëri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një mesazhi ngushëllimi në rrjetet sociale, theksoi se ndarja e prof. Menikos nga jeta është një humbje të madhe për kulturën shqiptare.

“Për më shumë se katër dekada, Prof. Meniko i kushtoi jetën formimit të brezave të tërë artistësh, studiuesish dhe skenografësh, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas në Universitetin e Arteve. Si autor i teksteve themelore të historisë së arteve figurative dhe si studiues i palodhur, ai ndihmoi në ndërtimin e bazave akademike të edukimit artistik në vend”, shkruan ai.

Sipas ministrit, kontributi i tij u shtri edhe në drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kritikën artistike dhe në krijimtarinë e tij si piktor, me vepra të ekspozuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për kulturën shqiptare.

Gonxhja theksoi se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Arteve, komunitetit akademik dhe gjithë botës së artit për këtë humbje të madhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.