Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.45 ▼0.36%
ARI 4,324 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,632 ▼ -3.46% ETH $2,400 ▼ -4.75% XRP $1.2857 ▼ -9.72% SOL $97.0300 ▼ -5.55%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.45 ▼0.36 % ARI 4,324 ▼0.21 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.45 ▼0.36 % ARI 4,324 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
16 Sht 2026
Breaking
Arte

Ndarja nga jeta e prof. dr. Qirjako Menikos, Gonxhja: I kushtoi jetën formimit të brezave të tërë artistësh

Është ndarë nga jeta prof. dr. Qirjako Meniko, një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, studiues, pedagog dhe piktor, i cili për dekada dha një kontribut të rëndësishëm në arsimin artistik dhe historinë e arteve figurative në Shqipëri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një mesazhi ngushëllimi në rrjetet sociale, theksoi se ndarja e prof. Menikos nga jeta është një humbje të madhe për kulturën shqiptare.

“Për më shumë se katër dekada, Prof. Meniko i kushtoi jetën formimit të brezave të tërë artistësh, studiuesish dhe skenografësh, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas në Universitetin e Arteve. Si autor i teksteve themelore të historisë së arteve figurative dhe si studiues i palodhur, ai ndihmoi në ndërtimin e bazave akademike të edukimit artistik në vend”, shkruan ai.

Sipas ministrit, kontributi i tij u shtri edhe në drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kritikën artistike dhe në krijimtarinë e tij si piktor, me vepra të ekspozuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për kulturën shqiptare.

Gonxhja theksoi se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Arteve, komunitetit akademik dhe gjithë botës së artit për këtë humbje të madhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.