🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,743 ▲ +0.84% ETH $2,019 ▲ +1.01% XRP $1.3388 ▲ +2.89% SOL $82.3700 ▲ +1.19%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
Ekonomia

Ndërmarrjet eksportuese u rritën 30% në 3 vjet

eksportNë harkun kohor 2011-2014, numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese nga kombinimi i të dhënave të tregtisë jashtme të mallrave me regjistrin e ndërmarrjeve ka ardhur duke u rritur, sipas një publikimi të fundit të INSTAT, i pari i kësaj natyre.
Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2014, është 2.387 nga 1.943 ndërmarrje, që ishin në vitin 2011, duke u rritur 22,9 %. Ndërkohë, ndërmarrjet importuese nga 7.456 ndërmarrje të konstatuara në vitin 2011 shkojnë në 8.357 ndërmarrje në vitin 2014, duke u rritur me 12,1 %.
Sipas definicionit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), përgjatë këtij harku kohor (2011-2014) zënë në grupin e ndërmarrjeve si për aktivitetin eksportues edhe për atë importues, mesatarisht në vit 96,6 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej dhe 98,4 % të ndërmarrjeve importuese gjithsej. Në vitin 2014, numri i NMVM eksportuese arriti në 2.305 ndërmarrje, duke u rritur 23,3 %, krahasuar me vitin 2011, ndërsa numri i NMVM importuese arriti në 8.225, duke u rritur 12,1 %, krahasuar me 2011.
Në vitin 2014, sipas madhësisë së tyre, ndërmarrjet eksportuese mikro (1-9 të punësuar) zënë 50,8 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, ndërmarrjet eksportuese të vogla (10-49 të punësuar) zënë 31,6 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, ndërmarrjet eksportuese të mesme (50-249 të punësuar) zënë 14,2 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej dhe ndërmarrjet eksportuese të mëdha (250+ të punësuar) zënë 3,4 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej.
Ndërmarrjet importuese, në vitin 2014, mikro (1-9 të punësuar) zënë 69,9 % të ndërmarrjeve importuese gjithsej, ndërmarrjet importuese të vogla (10-49 të punësuar) zënë 21,3 % të ndërmarrjeve importuese gjithsej, ndërmarrjet importuese të mesme (me 50-249 të punësuar) zënë 7,1 % të ndërmarrjeve importuese gjithsej dhe ndërmarrjet importuese të mëdha (me 250+ të punësuar) zënë 1,6 % të ndërmarrjeve importuese.

Sektori i industrisë është sektori kryesor në tregtinë e jashtme të mallrave
Për periudhën 2011-2014, sipas INSTAT, vlerën më të madhe të eksporteve e zënë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë (ku sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, Rev.2 përfshihen aktivitetet e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë), ndërsa për importet ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë (ku përfshihen tregtia me pakicë, tregtia me shumicë dhe tregtia dhe riparimi i automjeteve) zënë pjesën më të madhe të vlerës së importeve. Në vitin 2014, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë kanë zënë 83,0 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 21,4 %, krahasuar me vitin 2011. Ndërkaq, ndërmarrjet në sektorin e tregtisë kanë zënë 54,9 % të vlerës së importeve, duke u rritur me 8,3 % krahasuar me vitin 2011.
Në 2014, ndërmarrjet e mëdha zënë 60,4 % të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e industrisë. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 84,3 % të vlerës së eksporteve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë. Në importe, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 50,2 % të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e industrisë dhe 94,2 % të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë.

Eksportet-importet e ndërmarrjeve sipas produkteve
Në periudhën 2011-2014 produktet industriale më të eksportuara janë “Lëkurët dhe produkte prej lëkure” , “Veshjet” dhe “Produkte të metaleve bazë”. Në vitin 2014 pesha e këtyre produkteve është përkatësisht dhe për “Lëkurët dhe produkte prej lëkure” 26,0 % me rritje 41,0 % ndaj 2011; për “Veshjet” 24,3 %, me rritje 26,5 % ndaj 2011. Ndërsa pesha “Produkte të metaleve bazë” është 14,2 % me ulje 2,4 % ndaj 2011.
Ndryshe nga eksportet, në periudhën 2011-2014 në importin e produkteve industriale dominojnë ndërmarrjet që operojnë në tregti. Në 2014, këto ndërmarrje importuan 59,8 % të produkteve industriale duke pasqyruar rritje 6,0 % krahasuar me 2011. Ndërmarrjet në sektorin e industrisë importuan 32,4 % të produkteve industriale , ku krahasuar me 2011 rezultojnë me 5,1 %, rritje.
Në periudhën 2011-2014 produktet industriale më të importuara janë “Koksi dhe nënprodukte të rafinerisë së naftës”, “Produktet ushqimore” dhe “Kimikate dhe produkte kimike”. Në vitin 2014 pesha e këtyre produkteve është përkatësisht për “Produktet ushqimore” 11,1 %, me rritje 7,4 % ndaj 2011 dhe për “Kimikate dhe produkte kimike” është 7,8 % me rritje 19,4 % ndaj 2011. Ndërsa pesha e “Koksi dhe nënprodukte të rafinerisë së naftës” është 13,1 % me ulje12,1 % ndaj 2011.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.