☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 92.18 ▲1.83%
ARI 4,051 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,918 ▼ -5.79% ETH $2,235 ▼ -7.89% XRP $1.2062 ▼ -7.95% SOL $89.8400 ▼ -6.89%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.18 ▲1.83 % ARI 4,051 ▼1.51 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.18 ▲1.83 % ARI 4,051 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Premier League

Në Angli flasin për “vjedhje” ndaj Arsenalit, sulmojnë Simeone: Arbitri iu dorëzua dramës së tij…

Në Angli u përjetua keq barazimi 1-1 i Arsenalit ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Media angleze kritikoi ashpër arbitrin holandez Danny Makkelie, i cili anuloi penalltinë e pretenduar të Hancko ndaj Eze pas sinjalizimit nga VAR. “Arsenali ishte viktimë e një vjedhjeje kur Eze iu anulua penalltia në një episod shumë të diskutueshëm televiziv”, – shkroi “Daily Telegraph”.

“Al Jazeraa” theksoi se “Makkelie mori 45 sekonda për të rishikuar aksionin 13 herë para se të vendoste që kontakti nuk ishte i mjaftueshëm për penallti”. U kritikua edhe penalltia e dhënë për një prekje të qartë me dorë nga Ben White. Ish-arbitri Mark Halsey deklaroi në “The Sun” se “Arsenali u dëmtua dy herë kundër Atleticos”.

Jamie Carragher reagoi: “Çfarë duhet të bëjë? Po bie në tokë duke tentuar të bllokojë një goditje…, më çmend kjo…, ku është logjika?!” Ndërsa Thierry Henry tha: “Nëse topi është në lojë dhe e prek me dorë, nëse arbitri e jep, është penallti”. Steven Gerrard shtoi: “Simeone pati rol të madh, ishte në fushëpamjen e arbitrit”. Darren Fletcher theksoi: “Ai bërtiste dhe bënte shenja pranë ekranit; duhej ndëshkuar me karton të verdhë”.

Steve McManaman, ish-lojtar i Real Madridit, kritikoi sjelljen “aktruese” dhe “absolutisht të tmerrshme” të Simeones në vijën anësore, duke ushtruar presion ndaj arbitrit: “Përsëri po flasim për VAR-in. E urrej, e urrej, e urrej. E shkatërron lojën”.

Ian Wright, një nga idhujt më të mëdhenj të Arsenalit, reagoi në rrjetet sociale duke shprehur zemërimin e tij me emoji mbi vendimin e arbitrit për ta anuluar penalltinë e Hancko ndaj Eze: “E dija që do të dorëzohej! Ekipi vendas e merr penalltinë!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.