🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.88 ▼0.86%
ARI 4,025 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,005 ▲ +0.14% ETH $2,319 ▼ -0.01% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $100.5300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

New York: Pianistja franko-shqiptare interpreton sonte në ceremoninë hapëse të vitit shkollor

Një pianiste franko-shqiptare do të interpretojë, sonte, të martën, në Manhattan, në ceremoninë e fillimit të vitit shkollor, në Qendrën e të Graduarve, në CUNY. 18-vjeçarja Marie-Ange Nguci do të fillojë edhe vetë studimet në Universitetin e Qytetit, për një Doktoratë në Muzikë. Ajo ishte vetëm 16 vjeç, kur u diplomua me gradën Master në interpretimin me piano. Juria e Konservatorit Kombëtar Superior të Muzikës në Paris në mënyrë unanime e vlerësoi me nderime të klasit të parë.
Eklektike dhe pafundësisht kurreshtare si nga ana muzikore ashtu edhe ajo intelektuale, Marie-Ange është regjistruar tani për kursin prestigjioz të të njëjtës shkollë, në CNSMDP të Diplomës së Artistit ndërsa po konkurron për grada të tjera Master në pedagogjinë muzikore, analizën e muzikës dhe muzikologji në Universitetin e Sorbonës.
Në sajë të programit Erasmus, ajo u njoh me artin e dirigjimit të orkestrave në Vjenë të Austrisë.
Tashmë 18-vjeçare, Marie-Ange Nguci është pranuar në programin e Doktoratës për Muzikën, në CUNY, Programi Pasuniversitar i Universitetit të Qytetit, në New York (CUNY), ku kaloi shkëlqyeshëm provimin hyrës.
“Ms. Nguci është një muzikante e re me dhunti të rrallë që tashmë ka fituar në shumë konkurse si dhe gradën master qysh në moshën 16-vjeç”, thotë Norman Carey, profesor dhe drejtor i Programit të Doktoratës në Muzikë, në Qendrën e të Graduarve. “Jemi të mrekulluar që Marie-Ange ka zgjedhur që ta vazhdojë gradën e doktoratës në interpretim, në Qendrën tonë”.
Talenti i franko-shqiptares së re u shqua herët në jetë, kur në moshën 13-vjeçare fitoi konkursin e saj të parë. Ajo u nderua me Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Pianos në Lagny-sur-Marne në Francë. Kohët e fundit u nderu edhe me Çmimin e Parë në Konkursin e Pianos të Çmimeve “IKIF-MacKenzie” në New York (gusht 2015).
Ajo ka fituar bursa nga Fondacioni « L’Or du Rhin» Fondacionet Meyer dhe ADAMI si dhe nga Shoqëria Franko-Amerikane e Pinos.
Gama mbresëlënëse dhe cilësia e talenteve muzikore të Marie-Ange i kanë dhënë asaj mundësinë që të zhvillojë një personalitet muzikor të pazakontë, një që e bën të kalojë lehtësisht nga soliste, në muzikante dhome apo në pjesëtare të orkestrave. Repertori i saj është shumë i gjerë dhe mbulon të gjitha zhanret e muziklës, nga klasikja dhe romantikja, te veprat bashkëkohore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.