🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,594 ▲ +0.66% ETH $2,531 ▲ +0.73% XRP $1.4071 ▲ +0.21% SOL $111.4100 ▲ +0.96%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nga Çegrani i Gostivarit në misionin e NASA-s, Albon Rexhepi rrëfen historinë e tij të suksesit

Albon Rexhepi nga Çegrani i Gostivarit është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, i cili na tregoi për karrierën, si dhe suksesin me kompaninë e tij, e cila u bë pjesë e misionit të NASA-s, Artemis II.

Rexhepi na tregoi se ishte ndjerë pak sa çuditshëm kur u bë viral në rrjetet sociale, si shqiptari i vetëm që merr pjesë në misionin e NASA-s. I riu tregoi edhe për familjen e tij dhe shkollimin që e ka bërë vendlindjen e tij.

“Ditët e para isha pak i habitur. Kur u bëra viral isha në SHBA, nuk jam mësuar kështu. Ka qenë një mikpritje e madhe këtu në Maqedoni”.

“Edhe pse e kam karrierën profesionale në SHBA, unë vij shpesh këtu në Maqedoni pasi i kam fëmijët këtu. Të dy vendet kanë edhe të mirat edhe të këqijat. Por unë mendoj se për fëmijët të rriten është më mirë këtu. Unë për vete jam çdo herë i lidhur me Amerikën, atje janë mundësitë më të mira. Karrierën do ta kem atje, por për jetesë do të vij edhe këtu”, tha Rexhepi.

Sa i përket suksesit të tij gjatë bashkëpunimit me NASA-n, ai tha se që nga viti 2022 udhëheq një kompani e cila u bë pjesë e misionit Artemis II.

“U bëmë pjesë e Artemis nëpërmjet kompanisë që e udhëheq unë. Kemi dy baza në SHBA. Këtë kompani e udhëheq prej vitit 2022 dhe prej atëherë mora vendimin se duhet të merremi më shumë me pjesën e hapësirës. E dinim se NASA ka nisur rrugëtimin e Artemis dhe ne donim të merrnim pjesë. Prej 2022 bëmë demonstrime me produktet tona dhe ekipin e inxhinierëve. Unë jam udhëheqësi i kompanisë, por kanë marrë pjesë shumë njerëz në këtë projekt, por pasi isha i vetmi shqiptar u bëra i njohur. NASA-s i pëlqeu shumë produktin ynë, si produktet kompjuterike, po ashtu edhe softuerin, por edhe ekspertizën e inxhinierëve tonë”, tha Rexhepi.

Ndërsa në lidhje me shkollimin e tij dhe rikthimin në SHBA, ai tha se gjyshi dhe babai i tij kanë vendosur që të kthehen në Maqedoni kur ai ishte shtatë vjeç.

“Kam lindur në SHBA, deri në klasën e parë kam qenë në SHBA. Atëherë gjyshi dhe babi morën vendim që të kthehemi në vendlindje. Shkollën fillore e kam kryer këtu në Çegran. Vendimi i tyre për t’u kthyer mendoj se ka qenë i duhur. Nëse nuk do të ishim kthyer ndoshta do të isha sërish në këtë pikë të karrierës, por nuk e di a do të prezentohesha si shqiptar. Tani në çdo takim që kam unë e them me krenari se jam shqiptar”.

“Në vitin 2013 u martova dhe vendosa të kthehem në SHBA. Fillimisht kam punuar për disa kompani, edhe në Pfizer. Më pas vendosa të marr drejtim tjetër në karrierë dhe u punësova në një kompani tjetër ku kisha rolin e Senior Project Manager. Pas përvojës bordi i drejtorëve më propozuan që unë ta udhëheq kompaninë në SHBA dhe sot jemi zgjeruar edhe në Kanada edhe në Meksikë”, tha Rexhepi.

E pyetëm edhe për rininë shqiptare, ndërsa tha se prindërit duhet t’i motivojnë fëmijët e tyre dhe t’i nxisin të kenë sukses në vendlindje. Rexhepi tha se ikja nga vendi i lindjes nuk garanton sukses në vendet e huaja./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.