☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,755 ▼ -0.14% ETH $2,230 ▼ -0.31% XRP $1.1546 ▼ -0.65% SOL $89.0900 ▼ -0.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Nga destinacioni te restorantet, gjermanët i besojnë Inteligjencës Artificiale për pushimet

Jeta e përditshme është stresuese dhe shpesh nuk ke shumë kohë për të planifikuar pushimet.

Prandaj shumë njerëz në Gjermani po i drejtohen gjithnjë e më shumë Inteligjencës Artificiale për të kursyer kohë dhe për të marrë sugjerime e këshilla.

Sipas një njoftimi të shoqatës së industrisë digjitale Bitkom, pothuajse një në katër qytetarë gjermanë ka përdorur sugjerime të Al për të zgjedhur destinacionin e tyre të udhëtimit ose vendin për të kaluar pushimet.

Gjithashtu 19 për qind e të anketuarve e kanë përdorur Al për të kërkuar akomodime, si dhe bileta avioni dhe treni.

Këto të dhëna bazohen në rezultatet e një anketimi përfaqësues të rreth 1.000 vetëve mbi moshën 16 vjeç.

Sipas anketës 6 për qind e të anketuarve thanë se e kanë përdorur Al për t’u bërë një listë të gjërave që duhen të marrin me vete në udhëtim.

Ndërsa 5 për qind informohen me ndihmën e Al për këshilla lidhur me destinacionin e udhëtimit ose veçoritë kulturore të destinacionit.

Rreth 17 për qind e kanë përdorur Al edhe në vendin e pushimeve për t’u informuar për ekskursioneve dhe aktivitete të ndryshme, ndërsa 21 për qind kanë kërkuar rekomandime për restorante.

25 për qind e të anketuarve thanë se kanë përdorur programe të Al për të përmirësuar fotografitë e tyre të pushimeve. /DW/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.