☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $76,984 ▼ -0.53% ETH $2,413 ▲ +0.92% XRP $1.4474 ▲ +3.39% SOL $93.1400 ▲ +1.49%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Kosova

Nga Kanadaja në Shqipëri e Kosovë- sekustrohen në Durrës rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato” – goditet rrjeti i trafikimit

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni policor “Anchor”, në Durrës ku është goditur një rast i trafikimit të lëndës narkotike kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë, e më pas edhe në Kosovë.

Në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe vlerë tregu rreth 1 milion euro, ndërkaq janë arrestuar 3 shtetas dhe 2 të tjerë janë në kërkim.

Më tej thuhet se operacioni u finalizua me sukses dhe është rezultat i një hetimi të thelluar të zhvilluar me metoda speciale të hetimit, në kuadër të një procedimi penal.

“Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe të koordinuara, u bë i mundur dokumentimi i një skeme të dyshuar të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim, ku u sekuestruan, në Portin e Durrësit, 127 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e njohur në treg me emërtimin ‘Gelato’, me peshë totale rreth 80 kilogramë dhe me përmbajtje të lartë THC (tetrahidrokanabinol).

Gjithashtu, u sekuestruan 3 automjete, 5 aparate celularë dhe rreth 11 000 euro cash. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1 milion euro”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Ontario, Kanada, dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në një vend të posaçëm të modifikuar në një automjet të porositur për blerje në Kanada.

Po nga hetimet dyshohet se, pas mbërritjes në Shqipëri, lënda narkotike shpërndahej më tej në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në vijim të operacionit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 3 shtetasve: T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç, dhe B. J., 40 vjeç, të tre shtetas kosovarë.

Këta shtetas u arrestuan si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, u shpallën në kërkim shtetasit H. C., lindur dhe banues në Kukës, dhe G. O., lindur në Kosovë dhe banues në Ontario, Kanada, të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se personat e përfshirë kishin role të përcaktuara në sigurimin, fshehjen, transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe më tej drejt Kosovës.

Operacioni ‘Anchor’ është rezultat i një hetimi të zhvilluar në vijimësi dhe i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave policore, autoriteteve doganore dhe organit të Prokurorisë”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë, vijon intensivisht veprimet hetimore me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e plotë të rolit të secilit prej tyre.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.