☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $64,242 ▲ +0.16% ETH $1,679 ▼ -0.33% XRP $1.1527 ▲ +0.04% SOL $68.3500 ▼ -0.29%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Kosova

Nga rrjetëzimi te partneritetet – nis takimi në Lucernë i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Zvicra dhe diaspora

Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare ka nis sot një takim biznesor dhe networking në Lucernë, duke bashkuar bizneset shqiptare nga Zvicra dhe diaspora.

Takimi synon të krijojë mundësi për njohje, rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash, si dhe për të diskutuar mundësi bashkëpunimi konkret ndërmjet bizneseve dhe profesionistëve shqiptarë që veprojnë në tregun zviceran dhe më gjerë.

Visar Robelli, Kryetar i Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, theksoi se janë mbledhur në Lucernë të Zvicrës jo vetëm për të shkëmbyer ide dhe përvoja, por edhe për të përforcuar urat e bashkëpunimit ekonomik, profesional, shoqëror e institucional ndërmjet bizneseve.

“Jam i bindur se kjo konferencë do të sjell mundësi të reja të bashkëpunimit, partneritetit të suksesshëm dhe iniciativa të reja”, tha ai.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila tha është kënaqësi të jenë në Zvicër në këtë fundjavë në këtë takim ku pjesëmarrës janë biznese shqiptare dhe nga diaspora.

“Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare që nga themelimi ka krijuar ura bashkëpunimi mes qindra ndërmarrësve në shumë vende të botës, duke dëshmuar se suksesi individuale mund të shtohet në vlerë kolektivë për kombin tonë. Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë një nga shtyllat më të forta të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës”, tha ajo.

Ministrja tutje theksoi se kontributi i diasporës nuk matet vetëm me remitancat, por edhe me investimet, transferin e njohurisë, teknologjisë, përvojat menaxheriale e qasjes në tregjet ndërkombëtare.

Ajo tha se Kosova sot ofron mundësi të reja për investime dhe partneritet strategjike.

Ndryshe, përmes takimeve direkte B2B dhe prezantimeve të bizneseve pjesëmarrëse, eventi do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e partneriteteve të reja brenda komunitetit shqiptar të biznesit.

Panairi dhe networking-u do t’u japin pjesëmarrësve mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të takojnë partnerë potencialë dhe të ndërtojnë bashkëpunime afatgjata.

Në këtë ngjarje, Telegrafi.com në partneritet me Plan B Creative janë partner medial dhe të pranishëm për të informuar publikun për zhvillimet kryesore. Përmes mbulimit medial dhe hapësirave promovuese, Telegrafi do t’u ofrojë bizneseve pjesëmarrëse mundësi shtesë për prezantim para audiencës shqiptare në Zvicër, diasporë dhe më gjerë.

Programi ka nis në orën 10:00 me networking, takime biznesore dhe prezantime të kompanive pjesëmarrëse, ndërsa në mbrëmje, nga ora 19:00, do të mbahet darka solemne, e cila do të shërbejë si vazhdim i takimeve në një format më të afërt dhe më të hapur për bashkëbisedim.

Pjesëmarrja është e hapur në disa forma, nga vizitorët falas deri te bizneset prezantuese dhe sponsorët, të cilët do të kenë mundësi për dukshmëri më të madhe gjatë ngjarjes. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.