☁️
Tiranë 18°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 95.47 ▼1.81%
ARI 4,416 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,286 ▲ +5.14% ETH $2,625 ▲ +6.16% XRP $1.4160 ▲ +7.55% SOL $113.6600 ▲ +9.71%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.47 ▼1.81 % ARI 4,416 ▲0.37 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.47 ▼1.81 % ARI 4,416 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ngritja e SPAK/Zyrtari i lartë i SHBA: Mbështetje për zbatimin e reformës në drejtësi

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) ka takuar të martën, Jorgan K. Andrews, Zv. Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA. Ky i fundit garantoj se SHBA do vijojë mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, duke ofruar mbrojtje për prokurorët e strukturës hetimore speciale, SPAK.

Gjatë takimit, Ibrahimi i ka garantuar Andrews se KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK, strukturë që mundë të ngrihet edhe me 8 prokurorë të vetuar dhe 2 të komanduar.

“Këshilli është në hapat e fundit për dy procese te rëndësishme: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritja e SPAK. Në 10 muaj punë, KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë tashme të vetuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK të cilët kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë. Mbështetja e ambasadës amerikane dhe misionit të asistencës OPDAT gjatë këtyre proceseve është garant për profesionalizmin dhe integritetin e tyre”-, është shprehur Ibrahimi gjatë takimit.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit te SHBA, Jorgan K Andrews, garantoi se “SHBA do të vazhdojë të mbështes zbatimin të reformës në drejtësi në Shqipëri. Do t’ju ofrojmë asistencën tonë gjatë punës tuaj. Jemi të ndërgjegjshëm për presionin me të cilin përballet KLP dhe jemi të vendosur t’ju ofrojmë mbështetjen tonë për mbrojtjen e prokurorëve të SPAK. Keni ngritur një bazë ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, të afta të mbajë larg korrupsionin dhe presionin e politikës mbi këto strukturat”-, theksoi Andrews gjatë takimit.

Ai theksoi se “duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, sepse tani do te keni instrumentet e duhura”.

Jorgan K. Andrews është caktuar në Byronë Ndërkombëtare te Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikëqyr programet e kësaj byroje në Europë, Azi, duke përfshire edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Në takim ishin të pranishëm edhe Leyla Moses- Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Julie Craven dhe Michelle Lakomy, OPDAT.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.