🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.09 ▲0.42%
ARI 4,253 ▲2.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,319 ▲ +0.71% ETH $1,876 ▲ +0.12% XRP $1.0638 ▼ -1.1% SOL $74.0600 ▲ +0.45%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.09 ▲0.42 % ARI 4,253 ▲2.41 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.09 ▲0.42 % ARI 4,253 ▲2.41 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Arte

Nikolet Vasia, piktori durrsak që i dha jetë historisë dhe legjendave shqiptare

Nikolet Vasia, artisti dhe piktori i njohur durrsak, lindi më 5 gusht 1947 në qytetin e Durrësit.

Formimin e parë artistik e mori në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa në vitet 1966–1970 ndoqi studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku u diplomua për pikturë.

Pas përfundimit të studimeve, nga viti 1970 deri në vitin 1984 punoi si piktor dhe skicograf pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit, ku u angazhua në riprodhimin artistik të vazove antike të pikturuara dhe relieveve arkeologjike. Në vitin 1986 nisi punën si mësues i pikturës dhe tekstilit në Shkollën Artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës.

Krijimtaria e Nikolet Vasias është e përqendruar kryesisht në temat historike dhe kombëtare. Ndër veprat e tij më të njohura përmenden “Tek arbëreshët”, “Rreth flamurit të bashkuar”, “Posta shqiptare 1912”, “Kuvendi i burrave”, “Familja fshatare”, të realizuara në teknikën e pikturës me vaj.

Një vend të veçantë në krijimtarinë e tij zënë edhe kompozimet monumentale në mozaik dhe vitrazh, si ato të realizuara në Muzeun e Skënderbeut në Krujë me temat “Kushtrimi” dhe “Tradita”.  Ai ka realizuar gjithashtu piktura murale në ambiente të ndryshme të qytetit të Durrësit, ndër të cilat veçohen “Pena shqiptare”, “Lojërat e fëmijëve” dhe “Pranvera”.

Vasia është shquar edhe në realizimin e portreteve, veçanërisht të figurave historike, si portreti i Shote Galicës, ndërsa veprat e tij ruhen në Galerinë e Arteve të Durrësit dhe në koleksione të shumta private.

Një tjetër fushë e rëndësishme e krijimtarisë së tij ka qenë trajtimi i legjendave dhe motiveve popullore shqiptare. Figurave si Doruntina, Rozafa, Muji dhe zanat ai u ka kushtuar një pjesë të veprave të tij, disa prej të cilave më pas janë përfshirë edhe në koleksione filatelike të Postës Shqiptare.

Në vitet 2000, krijimtarisë së tij filatelike iu shtuan edhe seri të tjera kushtuar ngjarjeve dhe figurave me rëndësi ndërkombëtare, si “Përvjetori i OKB-së”, “200-vjetori i Revolucionit Francez”, “Van Gog” dhe “Lojërat Olimpike”.

Gjatë karrierës së tij artistike, Nikolet Vasia ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare, ku është vlerësuar edhe me çmime. Veprat e tij ndodhen në koleksione private brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që Galeria e Artit Pamor të Durrësit mban emrin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.